Little Rock - Arkansas : Bashkia, e zgjidh problemin e të pastrehve dhe lypsave të rrugve

Diaspora

Little Rock - Arkansas : Bashkia, e zgjidh problemin e të pastrehve dhe lypsave të rrugve

Nga: Beqir Sina Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Qyteti Little Rock , është bër qyteti i parë në botë, që ka zgjidhur problemin e madh të të pastreheve dhe lypsarve të rrugëve, duke paguar të pastrehët dhe lypsarët me pagesën minimale 9.25 dollarë në orë, për të mbledhur mbeturinat e rrugve, dhe mbajnë pastërtinë e qytetit.

LITTLE ROCK AR : Policia bashkiake, është ajo që i mbledh kudo i gjen të pastrehet dhe lypsarët, për cdo ditë, duke ju veshur atyre një lejek të verdh, për t'u dalluar , paisë ata me mejtet e pastrimit të mjedisit, (dorashka, fshes, një shkop"mashë") dhe në cdo grup të zonës, ku ata pastrojn, caktohet një automjet i vogël (karrociere) e kompanisë së pastrimit, për të mbledhur thasët plastik me mbeturinat e mbledhura.

"Qeveria e Arkansas, i ka akorduar Bashkisë së kryeqytetit Little Rock, një buxhet vjetor për të paguar njerëzit e "rrugve" të pastrehë dhe lypsarët, me një pagesë minimale 9.25 dollarë në orë - 76 dollarë në ditë - për të larguar ata nga rruga e të kërkuarit - sepse edhe duke lypur ata nuk mund të sigurojnë më shumë se kjo pagesë që është e sigurt dhe ka të gjitha benefitet-et," shkruan shtypi lokal , gazeta "Arkansas Democrat-Gazette".

Televizioni më i madh në qytet TV12-News, tha se "programi i qeverisë në Little Rock, i quajtur "Bridge to Work - Ura e Punës", ka qenë aq i suksesshëm, që kur filloi në prill, sa që nuk ishte menduar, bile aqë sa kryetari i Bashkisë së qytetit, Frank Scott Jr., po planifikon ta zgjasë atë program edhe një vit shtesë," sipas TV12 News.

"Ne jemi shumë të entuziazmuar për atë që ka ndodhur, dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta mbajmë për më gjatë këtë program", tha pastori-(prifti) Paul Atkins nga Kisha e Komunitetit Canvas, e cila po drejton programin, raportoi gazeta e Little Rock.

"Ne duam të punojmë me të varfërfrit dhe lypsarët, në hapin e tyre të ardhshëm, duke ju siguruar pak të ardhura, ushqim, veshmbathje dhe strehim " tha Atkins, gjatë një takimi të bordit të qytetit muajin e kaluar. "Ka shumë barriera që njerëzit tanë të kalojnë nga pastrehësia, varfëria e tejskajshme, lypsat, të kalojnë në punë të përditëshme me kohë të plotë. Ka shumë hapa në mes, mbasi ata janë mësuar duke lypur, ndërsa tani duhet të mësohen duke punuar. "

Programi "Bridge to Work", sipas 12 News, fillimisht ishte planifikuar të zgjasë vetëm gjashtë muaj, por tani që po funksionon shumë mirë do të zgjatet, deri në fund të shtatorit 2020, sipas Bashkisë e cila ka siguruar buxhetin.

Sipas, pastorit Atkins, në qytetin e 190 mijë banorve - 380 persona u bashkuan me ekipet e punës së pastrimit, dhe veshën jelekët e verdhë të Bashkisë, dhe iu larguan "zantit" të lypsarit .

"Deri tani janë pastruar gjithsej 130 zona në Little Rock, me 2,056 thasë plastik të mbushura me plehra dhe janë kryer 1.821 orë të punës që nga fillimi i programit," raportoi gazeta e qytetit "Arkansas Democrat-Gazett", duke shtuar se "Qyteti Little Rock u po pastrohet nga plehrat dhe po "pastrohet" nga të pastrehet dhe lypsarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat