Katër veta kanë humbur jetën në një ndeshje frontale në mes të dy makinave, në Çeki, që ka ndodhur natën e të hënës në pjesën kufitare me Austrinë. Një grua dhe një fëmijë me këtë rast kanë pësuar lëndime të rënda.
Njëra nga makinat e përplasura ka pasur regjistrim austriak, ka vërtetuar një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, njofton Agjencia Austriake e Lajmeve APA.
Dy të vdekurit nga ky aksident i rëndë janë shtetas austriakë, (51 dhe 38-vjeçarë). I treti që ka pësuar, në makinën e njëjtë, AudiA6 me regjistrim austriak, ishte shtetas shqiptar, ndërsa viktima e katërt, ishte një shtetase çeke 26 vjeçe, në makinën tjetër. Në po këtë aksident një grua me shtetësi të Maqedonisë ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spitalin e qytetit Znaim.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lokalitetit Pavlice, të qarkut Znaim.