Diaspora ndihmon Shqipërinë, FC Alba mbledh 4750,00 €

Diaspora

Diaspora ndihmon Shqipërinë, FC Alba mbledh 4750,00 €

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

FC Alba në Augsburg dhe shqiptarët në Bavari, por edhe nga gjithë Gjermania, në mënyrë individuale dhe të bashkuar në shoqata, janë duke mbledhur mjete financiare për qytetarët e Shqipërisë që janë prekur nga tërmeti tragjik.

Faton Sefri ka njoftuar se FC Alba në Augsburg për një orë vetme nga anëtarët e saj që ishin të pranishëm në takimin e sotëm, ka grumbulluar 4750,00€, por aksioni i grumbullimit të mjeteve financiare për qytetarët shqiptarë, vazhdohet deri të dielën.

Konsulli i Shqipërisë në Münich, Arten Hanku ka theksuar se për momentin zonat e prekura nga tërmeti kanë nevojë për mjete financiare, pasi mjetet e tjera po dërgohen në sasi të mjaftueshme nga shtetet fqinje, sidomos nga Kosova dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat