Nëse flisni shqip në këtë restorant në Finlandë, paguani vetëm gjysmën e faturës

Diaspora

Nëse flisni shqip në këtë restorant në Finlandë, paguani vetëm gjysmën e faturës

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 21:15
Ilustrim

Shqiptarët ia kanë dalë të hapin biznese gati kudo në botë dhe kanë korrur mjaft sukses.

I tillë është edhe rasti disa shqiptarëve, që kanë hapur një restorant në Helsinki.

Emri i restorantit është “La bella Trattoria” dhe nëse i flisni shqip personelit të këtij restorani do të paguani gjysmën e faturës.

Kjo mund të duket e pabesueshmë, por është e vërtetë.

Kjo gjë është bërë në shenjë respekti të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.

Restoranti në fjalë është në pronësi të pesë shqiptarëve të Kosovës, të cilët jo vetëm nuk e kanë harruar se nga janë por po nderojnë gjuhën shqipe.

Ata po promovojnë kulturën dhe  kulinarinë shqiptare në Finlandën e largët.

Në këtë restorant gatuhen edhe ushqime filandeze, por edhe shqiptare.

Gjellërat shqiptare u pëlqejnë edhe filandezëve.të pëlqyeshme edhe për vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat