Shqiptari gjobitet nga policia zvicerane 2 herë brenda 15 minutash

Diaspora

Shqiptari gjobitet nga policia zvicerane 2 herë brenda 15 minutash

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:51
Fatlir Daku

Një shqiptar është ndaluar nga Policia zvicerane dy herë brenda 15 minutash pasi automjeti nuk kishte numrin e regjistrimit.

26 vjeçari, Fatlir Daku i cili po udhëtonte me makinën e prindërve të tij, u ndalua në Basel në orën 2:45 të mëngjesit gjatë ditës së diel (8 dhjetor).

Pasi u gjobit, ai u drejtua për në Schaffhausen, por vetëm 15 minuta më vonë policia e ndaloi për të njëjtën arsye dhe e gjobit përsëri.

26 vjeçari iu drejtua Policisë së Bazelit për të denoncuar rastin dhe më pas atij iu anulua gjoba e dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat