Të shtëna me armë në Greqi/ Plagoset shqiptari

Diaspora

Të shtëna me armë në Greqi/ Plagoset shqiptari

Më: 7 mars 2020 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Të shtëna me armë në Greqi ku për pasojë një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja në fjalë, sipas mediave helene, ka ndodhur para pak minutash në zonën e Paleo Faliro.

Para se të plagosej, shqiptari ka debatuar me 4 persona.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të makinës së autorëve.

Ndërkohë, emri dhe mosha e shqiptarit të plagosur nuk janë bërë ende të ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat