Panik në aeroportin e Barcelonës/ Pranga dy shqiptarëve, përplasën makinën dhe bëjnë thirrje ekstremiste

Diaspora

Panik në aeroportin e Barcelonës/ Pranga dy shqiptarëve, përplasën makinën dhe bëjnë thirrje ekstremiste

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:05
Ilustrim

Dy shqiptarë u arrestuan në Barcelonë pasi përplasën një makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premten në mëngjes (20 mars) duke thirrur parulla të tipit islamik.

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz njoftojnë zyrtarët vendas.

Aeroporti i Barcelonës është gati bosh, siç janë aeroportet në të gjithë Spanjën, për shkak të një bllokimi të pjesshëm të imponuar për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Skuadra e bombave të policisë Tedax konfirmoi se nuk kishte eksploziv në makinë.

Policia rajonale ka publikuar një foto të një makine gri brenda terminalit, me të gjitha dyert e saj të hapura dhe dy oficerë me një qen, duke e kontrolluar atë.

“Kur u arrestuan, ata bënë një thirrje e tipit islamik dhe ne nuk e dimë ende se cili ishte qëllimi i tyre,” tha shefi i policisë rajonal Eduard Sallent për një konferencë për shtyp.

Në gusht të vitit 2017, islamistët militantë përdorën një furgon për të goditur këmbësorët në Barcelonën qendrore dhe kryen një sulm, duke vrarë 16 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat