Qibrije Hoxha dhe vlerat e diaspores shqiptare - Bota Sot
Qibrije Hoxha dhe vlerat e diaspores shqiptare

Diaspora

Qibrije Hoxha dhe vlerat e diaspores shqiptare

Nga: Baki Ymeri Më: 23 mars 2020 Në ora: 07:16
Qibrije Hoxha

Nga burimet elektronike të botuara në faqet e Facebokut, Zonja Qibrie Hoxha thekson: Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj u themelua si rezultat i përkrahjes së personaliteteve të SHBA. Kryetari i LDK-së, Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova gjithë angazhimin e tij për Kosovën e zhvilloi në dakordim të plotë me SHBA-të dhe investoi deri në fund të jetës së tij në miqësinë e përjetshme me SHBA-të. Miqësia me SHBA-të është rrjedhojë e orjentimit të natyrshëm historik të shqiptarëve kah demokracia dhe jo kah diktaturat majtiste, për cka edhe vuajti kolektivisht për qasjen e saj si komb. Sot është e papranueshme që jo vetëm LDK por askush në Kosovë të devijojë nga ky orhentim historik i shqiptarëve gjë e cila mund të rezultojë me prishje të them të ekëtij partneriteti jetësisht të rëndësishëm për kombin tonë. Më duhet të them se arsyetimet e ndryshme ose ekuivoket në raport me raportet në mes të shqiptarëve dhe SHBA-ve jo vetëm që janë të tejdukshme, por dëmtojnë shumë ardhmërinë e Kosovës.

Konsideroj se LDK prej zgjedhjeve e deri tash, me qëllim të ruajtjes së koalicionit me LVV, tejkaloi shumë situata të cilat shpesh herë ishin në kundërshtim me orjentimet e saj programore si parti e qendrës së djathtë dhe bëri kompromise jo të lehta për hir të interesit të qytetarëve. LVV megjithatë nuk hoqi dorë nga qëndrimet e saj kokëforte për heqjen e menjëhershme të tarifës gjë në të cilën po insistojnë SHBA. Kjo kokëfortësi është fare e panevojshme sepse as LDK e as qëndrimi I zyrtarëve të SHBA-ve nuk është që në rast nevoje, tarifa të mos vendoset përsëri. Poashtu shkarkimi i njëanshëm i Ministrit të Punëve të Brendshme z. Agim Veliu, pa konsultim paraprak me kreytarin e LDK-së Isa Mustafa dëshmon mos gadishmërinë e kryetarit të LVV Albin Kurti për një partneritet konstruktiv me LDK-në dhe të gjitha vendimet që dalin nga mekanizmat e LDK-së. Mendoj se vendimi i LDK-së për dalje nga koalicioni me LVV është i drejtë dhe se LDK i shterroi të gjitha mundësitë për ruajtjen e këtij koalicioni. (Fragment nga revista Shqiptari, Bukuresht, Mars 2020)

Kryetarët e degëve të LDK-së në Suedi, Norvegji e vendet e Beneluksit homazhe te varri i presidentit Rugova dhe te varri i Adem Jasharit

Degët e LDK-së në Suedi, Norvegji dhe për vendet e Beneluksit, përkatësisht kryetarët e tyre, Qibrie Hoxha, Daut Haxhaj dhe Bahtir Kastrati kanë realizuar aktivitete të ndryshme gjatë këtyre ditëve. Këtë e kanë bërë të njohur nëpërmjet një njoftimi, nëpërmjet të të cilit kanë njofutar për homazhet e bëra te varri i presidentit Rugovadhe te varri i Adem Jasharit. Po ashtu, kanë zhvilluar një takim edhe në degën e LDK-së në Klinë, më 21 gusht, ku janë takuar me kryetarin e kësaj dege dhe me disa anëtarë të Kryesisë së saj. Në këtë takim,sipas njoftimit, znj. Hoxha, z. Haxhajdhe z. Kastrati kanë shprehur vendosmërinë e degëve që drejtojnë për të qëndruar në vijën institucionale, si dhe për “nevojën për demokratizimin e mëtutjeshëm të LDK-së në pajtim me Programin e partive Popullore Evropiane”. Aktivitetin e tyre, kryetarët e degëve të LDK-së në Suedi, Norvegji e vendet e Beneluksit, do ta vazhdojnë me takime të tjera, edhe në me Kryesinë qendrore të LDK-së, të cilës do t’ia përcjellin propozimet dhe vërejtjet e marra nga anëtarësia e atyre degëve. Ky është Njoftimi i plotë i degëve të LDK-së në Suedi, Norvegji dhe vendet e Beneluksit, i nënshkruar nga zn. Qibrie Hoxha, z. daut Haxhaj dhe z. Bahtir Kastrati. (24.08.2016)

Nekrologu i kryetares së degës së LDK-së në Suedi, Qibrije Hoxha para arkivolit të Göran Wassenius

Dje në qytetin Filipstad të Suedisë ku në ceremoninë mortore përveç familjes ishin prezent edhe nji numër i madh i shqiptarëve, i dhamë lamtumirën e fundit mikut të madh të shqiptarëve, Göran Wassenius. Fjalën lamtumirëse pata nderin ta kem para arkivolit të mikut tonë të madh! Pusho në paqe miku ynë i madh!

__________________________________________

I nderuari dhe i dashuri mik Göran! Edhepse buzëqeshja dhe butësia e yte njerëzore na del para gjithmonë kur përmendesh, megjithate të flitet për një madhështi humane si kjo e ytja, nuk është e lehtë. Miku ynë Göran! Ti ike në shtëpinë e tënde të përjetshme por ti do të jetosh edhe më tutje në mendjet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Puna yte dhe misioni yt humanitar në rastin e qështjes së helmimit masiv të nxënësve shqiptarë në një vend ku aplikohej një sistem aparthejd siq ishte Kosova, është një vlerë e çmueshme njerëzore. Ti dite të zgjasës dorën e tënde humane edhe në kohën e kthimit të refugjatëve shqiptarë në Kosovë, në vendin ku dhuna shtetërore ishte përditshmëri dhe rreziku për jetë i pashmangshëm. Ne shqiptarët jemi të vetëdijshëm se angazhimi yt për çështjen e Kosovës edhepse ishte angazhim humanitar, jo vetëm se nuk ishte i lehtë por ai iu kishte ekspozuar edhe rreziqeve të kohës nga grupe të ndryshme radikale të cilët nuk kanë dashur që të zbardhet e vëteta për njerëzit e Kosovës. Një humanist siq ishe ti Göran Wassenius, nuk mund të bëjë ndryshe përveç se të hyjë në beteja për të drejtën e njeriut për të jetuar i lirë. Por kjo thirrje shpirtërore nuk kalon gjithmonë pa sakrifica. Botimi i librit tënd, ”Den mystitska sjukdomen” në shqip ”Sëmudja mistike” e dëshmon karakterin tënd human dhe të guximshëm Göran Wassenius, për çka njerëzit e Kosovës do të jenë përjetësisht falenderues. I nderuari dhe i dashuri mik Göran Wassenius! Ti do të vazhdosh të jetosh në mendjet dhe shpirtin e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe përgjithmonë! Ti për ne ishe dhe do të mbetesh Hero!

Zoti të bekoftë Göran! Zoti e bekoftë Suedinë! Filipstad, 24.11.2017. Dega e LDK në Suedi, Qibrije Hoxha, kryetare SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, Hysen Ibrahimi, kryetar Shoqata Bamirëse Humanitare ”Nënë Tereza”, Rrahman Rrahmani, kryetar Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, Sokol Demaku, kryetar. (26.11.2017)

Qibrie Hoxha zbulon pse kaq shumë u sulmua Isa Mustafa

Kryetarja e degës së LDK-së në Suedi, Qibrije Hoxha ka qenë shumë e drejtpërdrejtë në trajtimin e çështjes së sulmeve të vazhduehsme ndaj Isa Mustafës. Ajo i ndërlidh sulmet me aftësinë e tij për të zbuluar dhe parandaluar hajnitë e ndryshme, e që ka ndikuar në një qëndrim refuzues ndaj tij. Ky është psotimi i plotë i znj. Hoxha: Miq të nderuar, kam mendu per nje fenomen, kshtu qete fare…Do te ishte shume interesante madje edhe e dobishme qe te hulumtohet puna refuzimit te Isa Mustafes. Te jemi te qarte, une nuk e njoh personalisht Isa Mustafen. E njoh dhe çmoj shume kontributin e tij si minister i Presidentit Rugova (mos me çilni tema te tjera te dreqit e te birit) për ekonomi dhe financa ne Qeverine e Republikes së Kosoves gjate viteve te 90´. Eshte nje fenomen ne vehte qe nuk e di se a ka ndodhe najhere qe prej dites se pare te protestohet, shahet, rrenohet vendi per kryeministrine vendit. Jam mendu shume here edhe per ate se kush u frigua aq shume nga nje ekspert i ekonomise i cili menaxhoi per 10 vite ekzistencen e popullit te okupuar.

Kur analizoj keshtu pergjigja nuk eshte e veshtire. Kush mund te frigohet aq shume nga njne zbulim i hajnive qe ju kane be ketij shteti. Kjo pergjigje eshte me e lehte se kjo tjetra: eshte shume profesionale shperlarja e trurit te njerezve tane me manipulimin e Rrahman Morines qe e lidhin me kohen e punes se Isa Mustafes, duke fshi nga truri se te gjithe ne, apo prinderit e atyre qe po qesin pa vetedije zjarr nga goja, se te gjithe kemi punuar ne kohen e Rrahman Morines. Kurse qeshtja e personalitetit te Rrahman Morines ende nuk eshte zbardhur krejtesisht. Edhe kjo mund ta kete pergjigjen edhe pse eshte shume e rende te pranohet se nje mase e madhe e njerezve u bind se ky shantazh i punuar mire ne kuzhinat armiqsore kreu pune. Krimi arrijti te mbrohet me ndihmen e njerzve qe u manipuluan. Por kjo qe eshte krejt me e rende eshte ajo se: tani çdo personalitet qe nuk ju pershtatet kuzhinave te tilla shpallet i pa pershtatshem, sidomos qe eshte fjala per Avdullah Hotin i cili poashtu eshte ekspert i zbulimit te krimit ekonomik e hajnive qe ju kane be Kosoves. Dhe keshtu vazhdon avazi i ndikimit nga qarqe te jashtme per ta minuar çdo personalitet qe mund te beje pune te mira per Kosoven. Po mendoj me vehte: o njerez a po mendoni se kush qendron mbrapa shkatrrimit te LDK a jo?”. (12.06.2017)

ME RESPEKT TE PERJETSHEM PER LIDERIN HISTORIK TE KOSOVES SONE

Me rastin e 12 vjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, me 20 Janar 2018, në qytetin Ängelholm të Suedisë u mbajt Akademi përkujtimore në organizimin e Degës së LDK në Suedi. Pas intonimit të hymnit, fjalën përkujtimore për Presidentin Rugova e mbajti Qibrije Hoxha, kryetare e Degës. Qibrije Hoxha në fjalën e saj përkujtoi se Presidenti Rugova ishte i vlerësuar si politikani i vetëm demokrat i Ballkanit dhe ajo citoi burrështetasit e huaj të cilët autoritetin moral të Presidentit Rugova e kishin vlerësuar si shumë të lartë në Ballkan. Ajo në mes tjerash përkujtoi thënjen e Presidentit Rugova për rrugën e kombit se : Po përterihet rruga antike që lidhte Kosovën me gadishullin ilirik. Kryetarja Qibrije Hoxha përmendi edhe disa vlerësime të gazetave të huaja për Presidentin Rugova. Njëra nga ato ishte ajo e agjencisë së lajmeve REUTERS e cila në nëntor të vitit 2000 shkruan: …në përgjigjet e spekulimeve të Beogradit nga më te skajshmet…

Zoti Rugova është shfaqur si një vizionar me vizione të palëkundshme, vizione tejet të tejpashme . Zoti Rugova, në intervistën e cituar nga REUTERS, si perfaqesuesi me autentik i lëvizjes kombëtare për pavarësinë e Kosovës, ka treguar pjekurine e tij politike të padiskutueshme. Ka treguar një pjekuri politike solide, që nuk preket nga alarmet e pabazuara, që nuk preket nga spekulimet sa të sofistikuara aq edhe të vrazhda të makinës së vjetër dhe të kulçedërshme propagandistike të instaluar njëherësh në Beograd, Moske, Athine, në Tiranën kuislinge dhe në krahun e saj politik në Kosovë. Zoti Rugova, edhe me këtë intervistë, tregon se e ka shëndrruar në vepër të jetës së tij Kosovën, shtetin e Kosovës, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e perjetshëm të shtetit të Kosovës Edhepse i quajtur si pacificst për çka unë nuk pajtohem tha Qibrije Hoxha, Presidenti ishte shumë i prerë dhe i pakompromis kur ishte në pyetje interesi i Kosovës gjegjësiht pavarësia e saj dhe jetësisht i përcaktuar për ruajtjen e miqësisë me SHBA dhe shtetet mike evropjane.

Në vitin 2001 Presidenti Rugova për gazetën FOKUS të gjermanisë, në një pyetje për rolin e Beogradit në Pavarësinë e Kosovës, përgjigjet: NUK KA CKA TÊ PYETET BEOGRADI RRETH KOSOVÊS. Kemi biseduar dhe negociuar tepër gjate… Beogradi më nuk duhet të pyetet rreth pavarësisë. Pas kësaj lufte të tmerrshme, intervenimit të NATO-s në Kosovë, Beogradi nuk duhet të flasë për asgjë…kemi biseduar dhe negociuar tepër gjate. Nato-ja do të mbetet në Kosovë përgjithmonë, nën tjetër mandat. Dhe atëherë një ditë, do të bëhemi pjesë e NATO-s. Qibrije Hoxha përkujtoi se Presidenti Rugova ishte shprehës i natyrshëm, autentik, i mirëbesueshëm, i drejtpërdrejtë i Kosovës, i vullnetit të saj, i dëshirave të saj. Kjo është arsyeja e këtij komunikimi kaq njerëzor, kaq i thjeshtë, pa ngarkesa propagandistike, duke shtuar vlerësimin e lartë që Presidenti Rugova kishte për punën e mërgatës në përgjithsi dhe aktivistëve të LDK në veçanti në Suedi, gjë të cilën e dëshmoi duke e kandiduar për deputete nga rradhët e mërgatës shqiptare, Qibrije Hoxhën në mandatin 2004-2007. Poashtu fjalë rasti mbajti edhe kreytari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi “Papa Klementi XI Albani”, Zt. Hysen Ibrahimi i cili pasi që përshëndeti të pranishmit në mes tjerash në fjalën e tij tha:

“Fjala dhe urimi i mirë, mund të ia ndryshoj tërë jetën një miku. E presidenti Rugova me fjalët e tij të mençura prej një lideri hostorik, me urimet e tij mbajti gjallë popullin shqiptarë në ditët më të vështira, i bindur se ditë të mira po i vinë Kosovës. Ai thoshte: ”Ne besojmë thellësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kjo u dëshmua në vitin 1999 se edhe Amerika besoj në Ibrahim Rugovën dhe ndërhyri dhe e çliroj Kosovën dhe popullin Shqiptar. Paska pasur të drejtë kryetari Rugova dhe ne sot u besojmë më shumë se kurr Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të mbetemi në miqësi të përjetshme me popullin Amerikan”.Krejtë në fund, përmes kësaj Akademie Përkujtimore, shprehim ngushëllime Familjes Rugova dhe popullit shqiptar me një mesazh të kjartë, ”Shqiptarët jemi me Amerikën sikurse Amerika që është me shqiptarët”. Në pamundësi për pjesëmarrje në Akademinë përkujtimore, për shkak të distancave të mëdha gjeografike prej qindra kilometrash, Kryesia e Degës ka marrë mesazhe të shumta përkujtimore nga bashkatdhetarët tanë nga qytete të ndryshme në Suedi, me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova.

Nga kjo Akademi përkujtimore iu dërgua edhe një telegram Familjes së Presidentit Rugova, të cilin e lexoi Isuf Bajraktari, sekretar i Degës. Në përfundim të Akademisë përkujtimore u mbajt një orë letrare kushtuar Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Autorët recituan me emocione poezite e tyre kushtuar Presidentit Rugova dhe emocionuan të gjithë pjesëmarrësit present. Shpërblime për poezitë e përzgjedhura nga juria ju ndanë: Adnan Jetullahut, Remzi Bashës, Hysen Ibrahimit, Shefqet Tafilajt si dhe Idriz Gashit. Zoti të bekoft President Ibrahim Rugova! Zoti i bekoftë popullin Shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqët tanë të botës së qytetëruar perendimore! Dega e LDK në Suedi, Sektori për informim, Stokholm, 21.01.2018

Në Malmo të Suedisë u shënua 28 vjetori i degës së LDK-së

Tubimi i Degës së LDK-së në Suedi, me rastin e 28 vjetorit të themelimit u mbajt me 26.05.2018 në Malmö të Suedisë. Morrën pjesë veprimtarë nga disa qytete të Suedisë. Me këtë rast Kryetari i Lidhjes Demokeatike të Kosovës Akademik Isa Mustafa ka dërguar telegram urimi me të cilin uron Degën e LDK-së në Suedi për 28 vjetorin e themelimit. Telegrame urimi arrijtën edhe nga ish kryetari i Degës së LDK- së në Norvegji, Daut Haxhaj, pastaj telegram ka dërguar edhe Fejzë Halili, veprimtar i dalluar, minator nga qyteti i minatorëve Mitrovica si dhe veorimtari Reshat Hoxha i cili për shumë vite ishe përgjegjës për Komisionin për Informim të LDK-së në Suedi. Kryesia e Degës ndau mirënjohje për 43 veprimtarë të Degës me motivacion për kontributin e dhënë për senzibilizimin e çështjes së Kosovës, për Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e Kosovës nga viti 1990 deri më sot. Në mesin e tyre ishte edhe falënderimi për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës Fadil Gecin për mbështetjen morale dhënë Degës së LDK-së në Suedi, ndër vite.

Tubimi u mbajt në atmosferë të mirë por edhe emocionuese sepse veprimtarët evokuan edhe kujtime nga angazhimi i pakursyer në kohët e vështira për Kosovën. Anëtarët e kryesisë u zotuan se për 30 vjetorin e themelimit të Degës pas dy vitesh, do të angazhohen për një organizim madhështor në të cilin do t’ju ndahen mirënjohje edhe veprimtarëve të tjerë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre dhe i mbetën besnik LDK-së, programit dhe filozifisë politike të LDK-së, që është filozofi Rugoviane, si dhe do të vazhdohet me ndarje të falënderimeve për të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur Degën e LDK-së në Suedi. Në Tubim fjalën me këtë rast e morrën, kryetarja e Degës Qibrije Hoxha dhe ish kryetari i Degës dhe anëtar i kryesisë Hysen Ibrahimi. Poezi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova recituan: poeti Remzi Basha që është dhe nënkryetar i Degës, Idriz Gashi, Shefqet Tafilaj dhe Adnan Jetullahu. LISTA E VEPRIMTARËVE TË CILËVE JU NDA MIRËNJOHJE NGA KRYESIA E DEGËS SË LDK NË SUEDI ME RASTIN E 28 VJETORIT TË THEMELIMIT TË DEGËS SË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS NË SUEDI

Qibrije Hoxha

Remzi Basha

Osman Ahmetgjekaj

Isuf Bajraktari

Hysen Ibrahimi

Avdi Rama

Reshat Hoxha

Rrahman Rrahmani

Fejzë Halili

Zymer Qupeva

Fetah Bahtiri

Bajram Nikqi

Avdyl Uka

Kamer Bytyi

Afrim Berisha

Shefqet Tafili

Mehdi Zullufi

Isak Bunjaku

Ramadan Hyseni

Ali Rexhepi

Ali Shipshani

Rizah Zejnullahu

Avni Berisha

Emin Rrustemi

Rexhep Hajdini

Muhedin Ademi

Rashit Gashi

Afrim Musliu

Snan Hasani

Bajram Muharremi

Adem Ahmeti

Adnan Jetullahu

Keqë Marku

Selim Bala

Sahit Berisha

Nexhat Hoxha

Tahir Salihu

Bajram Peci

Afërdita Basha

Beqir Sadiku – post mortum

Enver Camaj – post mortum

Ajet Meholli – post mortum

Hajdin Selaci – post mortum

(29.05.2018)

Vetëdija shtet formuese e mërgatës së Kosovës në Suedi

Shqiptarët historikisht i kanë besuar mbamendjes prandaj, sa herë që kanë pasur nevojë të tregojnë se kush janë, janë detyruar që të pyesin të tjerët, dukë hulumtuar dokumentet nëpër arkiva dhe biblioteka të huaja, lokalitete arkeologjike, trashëgimi kulturore, folklorit dhe kujtesën historike, që janë një rrugë e vështirë dhe shumë e mundimshme, sepse gjithçka është e varur nga vlera e dëshmive që i marrim në trajtim dhe nga mënyra e analizës së tyre, që është e atakuar nga një varg faktorësh dhe ndikimesh hipotetike. Kjo e tregon pra, rëndësinë e jashtëzakonshme të shkrimit, dokumenteve të shkruara, të cilat edhe kur janë fare të thjeshta dhe me përmbajtje modeste, kanë rëndësi të jashtëzakonshme, sepse janë argument konkret, me përmbajtje fiktive dhe qenësi tipizuese, me spektër të caktuar dokumentues të përhershëm dhe me koeficient të lartë e të pandryshueshëm, imponues për pranueshmëri të pa hamendshme si dëshmi, që me plot kuptimin e fjalës është dokument i mirëfilltë.

Dhe, pikërisht një kësi dokumenti na ofron libri publicistik “Për Kosovën institucionale”, i autores Qibrije Hoxha, i sajuar nga ditari dhe shkrime nga arkivi i saj, që kanë të bëjnë me zhvillimet dhe ngjarjet e ndodhura, të evidentuara me shkrim, si pjesë ditari ose si shkresa zyrtare, që pasqyrojnë dëshmi konkrete dhe të plotfuqishme, sepse janë dokumente autentike nga jeta, puna, veprimtaria dhe angazhimet konkrete të komunitetit shqiptar në Suedi, në kuadër të asociacioneve të organizuara nga viti 1990 deri në 1999, që është periudha më e bujshme e përpjekjeve historike të shqiptarëve të Kosovës për çlirimin e vendit dhe institucionalizimin e lirisë dhe të pavarësisë shtetërore të Kosovës. Për ta kuptuar më mirë dhe më drejtë librin “Për Kosovën institucionale”, le ta kemi parasysh se, autorja, Qibrije Hoxha është kryepersonazhja e veprimeve të shumta e të bujshme atdhetare, në gjiun e mërgimtarëve në Suedi, ku, kjo grua e fortë, hynë spontanisht, për t’u bërë një tribune e vërtetë, në shërbim të vendit dhe popullit të saj të robëruar.

Zonja Hoxha është idealistja pikante e filozofisë politike rugoviane, veprimtare e shquar e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare, demokratja më energjike e Lidhjen Demokratike të Kosovës në Suedi, një patriote racionale, e devotshme dhe me vizion modern, që, duke parë zhvillimet e kohës dhe nevojat e veçanta kombëtare, e lë profesionit e inxhinieres dhe i rreket luftës kundër propagandës serbe, e cila në Skandinavi, të vërtetën e shqiptarëve të Kosovës e mbante të mbyllur brenda “kutisë së pandorës”. Qibrije Hoxha dhe bashkëshorti i saj, veprimtarit Reshat Hoxha, janë themeluesit e Shoqatës Kulturore “Iliria”, (maj 1992) dhe dy nga veprimtarët më të vyeshëm dhe zërat më të guximshëm kundër propagandës spekuluese serbe dhe regjimit barbar të millosheviqit, që po dëshironte zhdukjen e shqiptarëve.

Me lëndën e pasur të dokumenteve që prezantohen në katër kapitujt e librit “Për Kosovën institucionale”, autorja pasqyron “të vërtetën e angazhimit të mërgimtarëve në Suedi”, në mënyrë fiktive, përmes dokumenteve që ndriçojnë sasinë dhe cilësinë e zhvillimeve të shumta dhe angazhimeve vetëmohuese të mërgimtarëve: ngjarjet, organizatorët dhe bartësit e tyre, format dhe përbërjet e organizimeve, vendimet dhe efektin e vendimeve të miratuara, pra, gjithë manifestin e përpjekjeve të kosovarëve, që në Suedi, më shumë se për bukën e gojës, janë angazhuar për ta ndihmuar atdheun e tyre të robëruar. Përmbajtja e librit “Për Kosovën institucionale” është realizuar nga shënimet e nxjerra nga ditari dhe arkivi personal i autores Qibrije Hoxha, e cila tregon se në fillim të viteve 1990, në Suedi kanë emigruar rreth 50.000 shqiptarë nga Kosova, të ikur nga dhuna e egër serbe, që marrin botën në sy shtigjeve krejt të panjohura, për të arritur në Suedinë e largët, e cila ndonëse vend i akullnajave, hallexhinjve nga Kosova u ofron mirëpritje të ngrohtë.

Inxhinierja Qibrije Hoxha, 34 vjeçe, me bashkëshortin Reshatin 37 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, Kaltrinën 6 vjeçe dhe Shpatin 3 vjeç, në vendin e ri përfitojnë strehim dhe kushte të mira jete, por, kjo nuk u mjafton, sepse lajmet që vijnë nga Kosova janë të hidhura, prandaj, nuk mund të rrinte duarkryq. Një telefonatë që u vjen nga Ismail Rugova, sekretari i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, ndryshon gjithçka në familjen Hoxha duke shënuar kthesën vendimtare për Qibrijen, së cilës i ngarkohet detyra për ndërlidhje dhe komunikim me bashkatdhetarët, me qëllim të informimit të tyre për ngjarjet në Kosovë dhe mobilizimit për të ndihmuar Kosovën. Kjo nevojë shtrohet sidomos pas daljes në skenë të LDK-s, në krye me dr. Ibrahim Rugovën, që ngroh zemrat e kosovarëve në Suedi, e ndër ta, edhe të Qibrije Hoxhës, e cila me përkushtim angazhohet për formimin e nëndegëve të LDK-s dhe të komisioneve rajonale të Fondit të 3 % të Republikës së Kosovës në Suedi. Dokumenti i parë në këtë libër është letër Protesta e refugjatëve kosovarë të kampit në Valdemarsvik, që më 14.10 1990 ia drejtojnë Entit shtetëror për refugjatë dhe Qeverisë së Suedisë, që i informojnë për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë, duke kërkuar mirëkuptim më të madh për strehimin e refugjatëve kosovar, sepse kthimi prapa i tyre mund të ishte tragjik për ta.

Shkresa ka ndikim pozitiv tek institucionet suedeze që fillojnë të tregojnë mirëkuptim më të madh për hallet e tyre. Kthesa fuqizohet edhe më shumë kur Presidenti Rugova viziton Suedinë dhe çështja e Kosovës merr mirëkuptimin e plot të Qeverisë së këtij vendi. Në kapitullin e parë të librit lexuesi gjen dokumente me vlerë për Regjistrimin e shqiptarëve në Suedi dhe mbledhjen e ndihmave për Fondin Gjithëkombëtar, që kanë vështirësi, por, realizohen me sukses në sajë të veprimtarëve të palodhshëm që punojnë natë e ditë e me çdo njeri veç e veç. Ndërkaq, kapitulli i dytë ka të bëjë me LDK-n, e cila ndonëse shfaqet si parti, në fakt është një lëvizje gjithë popullore, brenda së cilës bashkëveprojnë edhe të gjitha partitë e tjera shqiptare të Kosovës, që kanë vetëm një synim: çlirimin e vendit. Në kapitullin e tretë, autorja Hoxha flet dhe i dokumenton sfidat dhe ngjarjet e kohës, përmes një fondi shumë të pasur dokumentesh origjinale, nga më të ndryshmet, në shqip e suedisht, që shoqërohen me shpjegime të shkurta e të sakta, vetëm sa për të sqaruar kushtet, rrethanat dhe emrat e njerëzve meritor, që janë personazhet reale te të kësaj lënde dokumentare me rëndësi historike.

Njoftimet, raportet, informatat, ftesat zyrtare, letrat zyrtare, telegramet, fjalimet, pjesët e ditarit, pjesët e gazetave, reagime dhe sidomos procesverbalet e panumërta, përmbajnë lëndën kryesore të librit dhe janë me shumë interes për hulumtuesit dhe studiuesit që duan të informohen e ngjarjeve të kohës, dhe rolin e refugjatëve të Kosovës në strehuar në Suedi nga viti 1991-1999, kur Kosova çlirohet dhe realizohet ëndrra e të gjithë shqiptarëve për Republikën e Kosovës institucionale. Recensenti i librit, Halit Muharremi konstaton se libri përmban dokumentacione për të cilat opinioni nuk ka njohuri, e në anën tjetër – ky libër dëshmon se mërgata shqiptarë në Suedi, duke i koordinuar aktivitetet e saj me qendrat e vendosjes në trojet shqiptare, ka treguar vetëdije shtet formuese, ka treguar respekt për institucionet e zgjedhura të popullit dhe ka qenë zëdhënëse e filozofisë politike të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Kapitullin e katërt e përbën një album i fotografive të zgjedhura që ilustrojnë rrugëtimin e autores dhe e të gjithë refugjatëve veprimtarë në Suedi, të angazhuar në betejën e vështirë por të lavdishme për realizimin e idealeve liridashëse dhe kurorëzimin e Kosovës institucionale – shtet i lirë dhe i pavarur, ku, autorja dhe bashkëshorti i saj, Reshati, kanë investuar kohën me të mirë të jetës së tyre, prandaj, i përkasin atdhetarisë së pastër. (Skënder Zogaj)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat