9 persona të stafit "Muqa Solar Company" janë bllokuar në Zvicër. Kërkojnë ndihmën nga autoritet zvicerane dhe atyre të Kosovës

Diaspora

9 persona të stafit "Muqa Solar Company" janë bllokuar në Zvicër. Kërkojnë ndihmën nga autoritet zvicerane dhe atyre të Kosovës

Nga: Nefail MALIQI Më: 23 mars 2020 Në ora: 14:00

Sikur në shumë vende evropiane edhe ne Zvicër situata përballë koronavirusit është shqetësuese, ku shteti zviceran është mobilizuar në maksimum. 

Numri i të infektuarve nga koronaviruesi në Zvicër, fatkeqësisht ka kaluar shifrën mbi 6 mije raste, duke shkaktuar 56 viktima. Zvicër, mbi 6 mijë të infektuar dhe mbi 60  viktima nga koronavirusi, njofton  "Bota sot" nga Zvicra.

Ndryshe rreth 300 mijë shqiptarët sa gjenden aktualisht në Zvicër edhe pse deri tash janë vetëm dy raste, janë shendosh e mirë dhe po respektojnë këshillat dhe rregullat e parashtruara nga autoritetet dhe qeveria zvicerane.

Shkaku i kësaj situate, shqiptarët që ndodhen në Zvicër apo vendlindje qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo Preshevë kanë disa halle dhe janë të shqetësuar për shkak se mbi 10 mijë sish janë të bllokuar, as nuk mund te dalin nga Zvicra e as nuk mund te hyjnë në Zvicër.

"Unë kam ngelur në Gossau (St. Gallen) te   Zvicrës me 7  persona të stafit tim pasi që ishim në Trajnime të Stafit tonë në Austri dhe Gjermani..." ka thënë sot për "Bota sot" pronari i firmës "Muqa Solar Company"  i cili kërkon ndihmë nga autoritet e Kosovës dhe zvicerane pasi janë bllokuar nëntë persona.  Mësohet se shtatë anëtarë të ekipit nga stafit "Muqa Solar Company"  janë bllokuar  ne Zvicër, kurse dy tjerë ne Gjermani dhe Austri pas trajnimit qe kishin ditëve te fundit ne keto vende.

"Përshëndetje të nderuar, jam Xhevat Muqa Pronari i firmës "Muqa Solar Company"  jemi një grup nga stafi i ynë në Gjermani dhe disa në Zvicër ishim me një trajnim në Austri dhe në Gjermani por tani jemi disa nga stafi i ynë në Gjermani dhe disa në Zvicër pasi qe të gjith kufijt janë mbyllur dhe neve është pa mundësuar levizja e jonë në drejtim të Kosovës pytja e jonë eshte se çfar ndihme mundeni ju si Ambasadë të na ofrini ju lutem?.." thuhet ne letren e drejtorit te  drejtuar te "Muqa Solar Company"  Xhevat Muqa  i bllokuar Gossau St. Gallen  drejtuar  konsulatave dhe ambasadave në Berne, ne Berlin, Stuttgart, dhe Zürich.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat