Si mundet Kosova ta ndihmojë diasporën e vetë?

Diaspora

Si mundet Kosova ta ndihmojë diasporën e vetë?

Nga: Migjen Kajtazi Më: 14 qershor 2020 Në ora: 12:10
Migjen Kajtazi

E pyetën një shkrimtar gjatë prezentimin të librit të tijë të fundit se si ja bën që shkruan me aq pasion e aq shumë. Përgjigjja e shkrimtarit ishte e thjeshtë e me domethënje : Duke lexuar shkruajë…

Po të mos kisha lexuar shkrimin lidhur me « Zvicrën e shekullit XIX » nuk do ta kisha marrur guximin për të shkruar këtë shkrim sidomos në ketë kohë kur Diaspora shqiptare është bër sy e veshë në drejtim të Kosovës e Shqipëris…që mundohet të kuptojë se qfar po ndodhë në taborret politike shqiptare, qfar kanë këto taborre politike që ndihmuan me magjin e tyre të mos koncentrohemi shumë në pandemin botërore. Mobilizimi i radhëve të taborreve politike bën të dëgjojmë e të shikojmë mozaikun e ideve e kundërthënjeve të mëdhaja. Në qoftë se marr një shembullë figurativë se ku gjindet diaspora në këto pozicionime të taborrëve politike e marr shembullin e lojës të tenisit ku kemi dy kundërshtar kurse diaspora në ketë lojë të tenisit ka rolin e vetë : Të mbledhë topa për këta kundërshtar …

Po kontributin e disasporës për Kosovë e Shqipëri askush nuk mundët ta mohojë . Edhe ata arrogantët e paslufte që kemi rastin ti shofim e ti lexojmë në gazetat, kanalet televizive apo në biseda private nuk munden të mohojnë edhe pse forma e tyre imagjinare kundër diasporës shqiptare shpeshë do i kishin lakmi edhe kameleonët…

Thuhet që historia nuk është shkencë abstrakte. Njohurit e historisë na ndihmon për të jetuar sa më mirë kohën e tashme dhe për të pregaditur të ardhmën. Historia është kujtesë e vendit dhe kombit tonë. Historia faktike na ndihmon edhe të largohemi nga legjendat e shumta.

Zvicra në legjendën e shumë njerzëve mendohet që ky vendë ka qenë gjithëmon i zhvilluar dhe i hapur për emigracionin e ardhur nga vendet e ndryshme. Po historia na tregon që zvicranët në shekullin e XIX dhe më herët kan ikur nga vendi i tyre. Në shekullin XIX nga Zvicra kan ikur qdo vitë 120'000 banor apo 3,4% e popullësis. Mbi 80'000 zvicran ishin vendosur në Francë, mbi 40'000 në Gjermani, mbi 12'000 në Itali, 8’000 në Austri, 6’000 në Angli e shumë në Rusi, Belgjikë e Holandë. Në shkrim mbi Zvicën gjejë informatën që tregon që nga viti 1472 deri 1792 llogaritet që 920’000 zvicran kanë qenë të angazhuar si mercenar në principatat e ndryshme të huaja me një mesatare vjetore të 3’000 zvicranëve të angazhuar si mercenar që duke marr parasysh numërin e popullësis në atë kohë paraqet një numër shumë të madhë të popullësisë që kanë braktisur Zvicrën për ketë qëllim.  Në të gjithë këto valë  e perioda të largimit si arsyje e largimit të zvicranëve nga vendi i tyre paraqitet një arsyje kryesore dhe ajo është : mos mundësia që Zvicra të ushqente popullësin e vetë…

Në statistikat e ndryshme që kanë e që qarkullojnë në rrejte sociale përmendet numëri i shqiptarëve të pranishëm në shtetët e ndryshme si në Zvicër, Gjermani, Itali, Amerikë veriore, Turqi, Belgjikë etj. E arsyjet e largimit janë të ndryshme : luftrat, varfëria, mos zhvillimi socio ekonomik etj.

E tani i parashtrojë pyetje vetit : pse po largohen shqiptarët nga vendi i tyre ; nga Shqipëria e Kosova ? Nuk mundem të pretendojë që me dy faqe shkrim të gjejë një përgjigjje. Po një mundem të themë që largimi i shqiptarëve nga vendi i tyre nuk ka qëllim që kjo popullësi e larguar të mobilizohet sapo të vendoset në shtetet përndimore në radhët e diasporës që do mundohet të kuptojë se qfar po ndodhë në Kosovë apo Shqipëri… dhe të rreshtohen nga distance në taborret politike të Kosovës dhe të Shqipëris…

Largimet e fundit që janë duke ndodhur nga Kosova e Shqipëria a janë largime nga varfëria ?

A janë largime nga mos pasje të prespektivës ekonomike, sociale etj ?

A janë largime nga mos dëshira të jenë të ngulfatur nga taborret politike ?

Largimet a janë të nxitura për zbritjen e papunësisë në Kosovë e Shqipëri ?

Pyetje mundem të bejë në pafundësi. Po qëllim që i kam dhën vetit me ketë shkrim ashtu siq tregon titulli më duhet se paku të japë një përgjigjje në pyetjen : Si mundet Kosova ta ndihmojë diasporën e vetë ?

Kosova ka treguar haptas që dëshiron të kuptojë diasporën me krijimin e mekanizmavë që ndikojnë në forcimin e lidhjeve në mes Kosovës dhe diasporës. Po më sa po shofë nuk po munden që të japin rezultate të shpejta. Diaspora së paku tani gjindet në menytë e të gjitha taborreve politike. E kur mungojnë ide politike për qështje të Kosovës hidhet ndonjë ide për diasporën…

Edhe pse pohojë për inciativa të mira, po prapë, nuk arrijë të gjejë një përgjigjje për pyetjen e shkrimit :

Si mundet Kosova ta ndihmojë diasporën e vetë ? .

Në shumë analiza kemi lexuar e shikuar emisione mbi format e kontributit që Diaspora mundet të vazhdojë të japë. Mundohem të futem në temë e përgjigjja që më së shumti më pëlqen të përmbyllë pyetjen është që Kosova mundet ta ndihmojë Diasporën e vetë kur të fuqizohet së pari Kosova në fushën politike, ekonomike, sociale e që të bëhet shembullë i mirë i jetesës së pari për popullësin e vetë. Që Kosova të frymëzojë e të reflektojë për të mirë për popullësin që jeton në Kosovë. Që Kosova të jetë shembullë i përparimit në shumë fusha. Që qdo vizitë e pjesëtarëve të diasporës të përfundojë me dëshirën për të vazhduar ende pushimet apo qëndrimin në Kosovë . Që në bisedat e diasporës pas vizitës në Kosovë të fillojnë me marrjen e shembujëve pozitivë . Kosova duke e forcuar pozitën e vetë në aspektin e mbrendshëm dhe të jashtëm shtetëror do bënte që edhe gjeneratat e reja të Diasporës të lindur e të rritur jashtë Kosovës të ndiejnë krenarinë e të qenurit pjesëtar i Kosovës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat