2 Korriku, akti i parë historik e institucional i pavarësimit të Kosovës - Bota Sot
2 Korriku, akti i parë historik e institucional i pavarësimit të Kosovës

Diaspora

2 Korriku, akti i parë historik e institucional i pavarësimit të Kosovës

Nga: Shukri Ymeri Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:38
Lobi Euro Atlantik Shqiptar

Lobi Euro Atlantik Shqiptar i uron të gjithë shqiptarët 2 Korrikun, ditë e rëndësisë së veçantë historike për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Gratë dhe burrat trima të Kosovës, delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, që ishte fillimi i një cikli ngjarjesh që do të na çonin drejtë pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave, duke ia bërë më dije, okupatorit serb, se nuk pajtohet me shtypjen dhe do të largohet gradualisht nga ajo krijesë në të cilën shqiptarët ishin futur dhunshëm.

Edhe pse nën kërcënimin e arrestimit dhe shtet-rrethimit, delegatët e shpallën aktin që do të shënojë hapin e parë historik e institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës, e shpallën në Prishtinë 115 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës. Kjo tregoi që shqiptarët do ta themelonin një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët por Serbia agresore nuk pajtohej me lirinë dhe barazinë dhe përkundër vullnetit paqësor të Kosovës na detyrojë që të shkojmë drejtë luftës së përgjakshme që shqiptarët e fituan, falë intervenimit të bashkësisë ndërkombëtare në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me aleatët strategjik në NATO, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat