Shqiptari nga Kosova që jeton në Angli: Në kompaninë ku punoj, do të largohen 1900 punëtorë

Diaspora

Shqiptari nga Kosova që jeton në Angli: Në kompaninë ku punoj, do të largohen 1900 punëtorë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 22:28
Angli

Casual Dining Group, pronar i Bella Italia, Cafe Rouge dhe Las Iguanas, do të largoj nga puna 1900 punëtorë.

Kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka thënë shqiptari nga Kosova që jeton në Angli e punon në këtë kompani, Besnik Muja.

“Kompania ne te cilen une punoj ne Angli, per shkak te situates se paprecedent dhe kushteve te krijuara per shkak te Pandemise Covis-19 sot ka hyre zyrtarisht nen administrim, qe i bie se do te mbyllin 91 Restaurante dhe do te shkurtojne 1900 vende pune.

Fatmiresisht Restauranti te cilin une menaxhoj do te mbetet i hapur fale pozites gjeografike dhe te qenurit brenda nje qendre tregetare e cila poashtu eshte buze falimentimit.

Pra, miq kohe e rande gjithandej por shendeti eshte mbi te gjitha; mbani distance dhe perdorni maskat mbrojtese!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat