Dëshirat, mburrjet dhe ndarjet

Diaspora

Dëshirat, mburrjet dhe ndarjet

Petrit R. Aliaj Nga Petrit R. Aliaj Më 22 korrik 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Shpesh në aktivitetin tim si aktivist shoqëror në emigracion(It)më ka qëlluar të komunikoj me mjaft të rinj të inkuadruar në sektorë të ndryshëm të ndërtimit,zhvillimit e studimeve në art,kulturë,sport,ruajtjes së shëndetit etj.Sigurisht aktivitete të tilla në fushën e organizimit të kurseve,shkollave e shoqatave të ndryshme në Itali janë frut i bashkëpunimit me individë e kolegë të mirënjohur si atdhetarë e vullnetarë me të cilët kemi ndarë të njejtat ide e një qëllim të caktuar. Studimin e shpërndarjes së emigrantëve në itali e aktivizimin e tyre në formacionet e ndryshme shoqërore me takime e bisedave për gjetjen e formave të organizimit e shkëmbimit të eksperiencave ne zhvillimin e vlerave me karakter të përhershëm të kulturës, artit e mësimdhënies.

Të bashkuar në shoqata apo organizata vullnetare me drejtim social-kulturor,shumica prej nesh kontribon në forma të ndryshme për ruajtjen e gjuhës e të identitetit tonë kombëtar vullnetarisht të cilët nuk heshtin kurrë që gjuha ,fryma patriotike dhe ndjenja e atdhedashurisë të mos shuhet në emigrim. Sigurisht këto formacione shoqërore,mbeten edhe pika referimi në shkëmbimet e informacioneve të ndërsjellta e ura të bashkëjetesës së integrimit tonë shoqëror,atë të njohes me njëri tjetrin dhe ndihmesës në zgjidhjen e disa problemeve me instuticionet këtu ku jetojmë por edhe me vëndet tona të origjinës .

Eksperienca tregon se mjaft persona që vihen në drejtim të shoqatave,janë të mbështetur nga interesat e grupi miqsh ,të familjarëve,të një grupi besimtarësh si edhe ato me tendenca krahinore ku ndërmjet tyre ka edhe idhuj të partive politike shqiptare me aktivitetet të para përcaktuara vetëm për pritje-përcjelljet e përfaqësuesve tanë shtetëror të ardhur nga Prishtina apo Tirana. Por ka edhe të tjerë të cilët një krye të një grupi shoqëror,futen kudo me buzëqeshjen e tyre të shtirur e diskutimet pa fund për atë ç’kanë bërë e po bëjnë për shqiptarizmën…. .Mburrja për ta është kënaqësi e pikë referimi për të arritur dëshirat të cilat edhe krijojnë një farë bezdie në rrethin e tyre shoqëror me demostrimin e rëndomtë individualist (o Mete për vehte)por edhe për stilin e thyerjes së kurrizit (servilizmit ) përpara autoriteteve shtetërore duke u kthyer në Makiavelista të pa skrupull .Shumë raste kemi hasur edhe ndër tipa të pa skrupullt me kandidimin e tyre në partitë e ndryshme politike në itali .Jo se bëjnë keq të kandidohen,mbasi prania e tyre në këshillat e komunave e të tjera forume na nderon ,ashtu sikurse nuk vlejnë një grosh kur nuk bëjnë asgjë për komunitetin tonë…..

Këta tipa janë të mishëruar mjaft bukur në monologun “Doni më për Belulin”nga artisti i merituar dhe themeluesi i estradës së Fierit i pa harruari Fuat Boçi.

E sigurisht shumica e tyre në kurikulumin e jetës shënojnë edhe kontributin e dhënë në marrëdhëniet shoqërore,pa e ditur askush se sa dhe ku e ka afruar kontributin e tij në organizatat e ndryshme shoqërore të komuniteteve shqipfolëse . Përfundimisht në realizimin e dëshirave me mburrjet,individualizmin e shfrytëzimin e konjukturave për karrierë,tek këta persona fillon perëndimi i aktivizimit të tyre në shoqata, duke krijuar një ndarje graduale e cila shpesh herë arrin një kurbë ngritje në momente të kandidimeve të ndryshme të tyre për domosdoshmërinë e votave nga emigrantët.Por ka edhe të tjerë tipa xhelozë të cilët me tarafin e tyre arrijnë ti shkatërrojnë këto shoqata. Ashtu siç edhe po ndodh edhe me shumicën e shoqatave në diasporë të cilat janë të dëshpëruara me indiferencën e theksuar të qeverive tona për njohjen e pensioneve ,për vjedhjet e kontributeve të derdhura e të tjera të drejta si edhe për mungesën e një marëveshje Romë-Tiranë-Prishtinë e cila do të ligjëronte një herë e mirë të drejtën për tu mësuar gjuhën e mëmës fëmijeve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat