Gazetari shqiptar në Gjenevë me rastin e 1-Gushtit, uron presidenten e Zvicrës dhe ambasadorin e saj në Kosovë - Bota Sot
Gazetari shqiptar në Gjenevë me rastin e 1-Gushtit, uron presidenten e Zvicrës dhe ambasadorin e saj në Kosovë

Diaspora

Gazetari shqiptar në Gjenevë me rastin e 1-Gushtit, uron presidenten e Zvicrës dhe ambasadorin e saj në Kosovë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:22
Jean-Hubert Lebet, Nefail Maliqi

Me rastin e Ditës Nacionale të Zvicrës, me 1 gusht, gazetari ndërkombëtar në Gjenevë Nefail Maliqi ka uruar presidenten e Zvicrës znj. Simonetta Sommaruga dhe ambasadorin ne Kosovë z.Jean-Hubert Lebet.

"Me lejoni që përmes kësaj letre, në emrin tim, ne emrin e diasporës shqiptare këtu në Zvicër t'ju urojmë 1-Gushtin, Ditën Kombëtare, ditë kjo me domethënie edhe për ne të huajt, në këtë rast shqiptarët, si një komunitet i madh dhe me rendësi në vendin tuaj", thuhet në fillim të letrës uruese të kolegut tonë Nefail Maliqi në Gjenevë, dërguar presidentes së Zvicres znj. Simonetta Sommaruga dhe ambasadorit në Kosovë z.Jean-Hubert Lebet.

Në vazhdim të letrës thuhet se "Më poshtë, në këtë letër po shfrytëzoj rastin t'ju prezantoj disa arsyeje pse edhe ne shqiptarët në Zvicër (mbi 200 mijë) festojmë bashkërisht këtë ditë bashkë me ju, me popullin zviceran: Zvicra, si vite më pare edhe sivjet festoi Ditën Kombëtare, 1 Gushtin. Bashkërisht me zviceranët festuan edhe mijëra shqiptarë. Sa i përket shqiptarëve që në Zvicër janë mbi 200 mijë, për dallim nga vitet e mëparshme, sivjet për herë të parë në historinë e Ditës Nacionale të Zvicrës, mijëra shqiptare patën fatin të festojnë bashkërisht me zviceranët 1-Gushti për shkak se kësaj radhe kishin "vendosur" që pushimet t'i kalojnë larg vendlindjes, në Zvicër për shkaqe të njohura, të pandemisë".

Shqiptaret në Zvicër 1 gushtin e festuan sikur edhe festat e tyre, ditën nacionale në Kosovë apo Shqipëri. Një gushti, një feste nacionale në Zvicër, për ty, për ju dhe për gjithë neve t[ huajve".

Image

Shqiptarët në Zvicër festojnë 1-Gushtin jo vetëm se janë qytetarë të saj, jo vetëm se jetojnë dhe punojnë në këtë vend, por edhe për disa arsyeje tjera për çka shqiptarët sot janë mirënjohës, si psh. Zvicra gjatë luftës strehoi 60 mijë refugjatë, pastaj Zvicra njihet ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me bukë mbi 700 mijë shqiptare në Ballkan (400 mijë në Kosovë, 200 mijë në Maqedoni edhe 100 mijë tjerë në Shqipëri, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi).

Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet në ditët e vështira. "Pas 729 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë sinonim dhe shembull autentike e demokracisë. Kjo është arsyeja pse sot Zvicra nuk është jo vetëm një transportuese e mire e çokollatave dhe djathit, por edhe “transportuese” e mire edhe e tolerancës dhe demokracisë. Vendet e tjera duhet të përfitojnë nga ky “transport” gratis helvetik, për të mirën e gjithë qytetarëve për të jetuar të bashkuar në një vend stabil dhe në paqe! Bazuar nga vlerat demokratike dhe të tolerancës në Zvicër, shpeshherë në mesin e bashkëkombësve të mi e them se të jetosh në Zvicër është diçka më shume se fat, është privilegj..", thuhet ne fund te letrës uruese të Nefail Maliqit në Gjenevë dërguar presidentes së Zvicrës znj. Simonetta Sommaruga dhe ambasadorit në Kosovë z.Jean-Hubert Lebet me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës 1-Gushtit, dite kjo e cila u kremtua edhe nga shqiptarët bashkërisht me zviceranët!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat