Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dhe zëri i shqiptarëve në botë - Bota Sot
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dhe zëri i shqiptarëve në botë

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dhe zëri i shqiptarëve në botë

Nga: Baki Ymeri Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:25
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Shoqëritë e shqiptarëve të mërgimit janë themeluar për herë të parë gjatë shekullit 19-të, në Egjypt, Turqi, Bullgari, Rumani, Amerikë e gjetiu. Dallohen sidomos ato të Stambollit me vëllezërit Frashëri, ato të Bukureshtit, si “Drita” e Nikolla Naços, “Dituria” e Visar Dodanit, Shoqëria “Bashkimi” etj. Nga mediat elektronike kuptojmë se Lobi respektiv është një organizatë mbarëshqiptare, si një ombrellë e kompanive, shoqatave, klubeve, grupacioneve, bashkësive shqiptare, bashkësive fetare-shqiptare, subjekteve politike dhe të gjithë individëve e intelektualëve vullnetmirë, të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve në mbarë globin. Një nga synimet fisnike të kësaj tribune mbarëkombëtare është bashkimi i subjekteve në një kulm organizativ, që përfshinë lobimin e fushave të ndryshme, me qëllim të integrimit të komunitetit shqipar aty ku jeton, si dhe të përmirësimit të imazhit të etnicitetit shqiptar kudo që jeton.

Përndryshe, Lobi bazohet në punën e mirë të ekspertëve, intelektualë dhe individë të profesioneve të ndryshme që janë të shpërndarë në botë. Ju mund të paraqiteni për regjistrim, si një organizatë, kompani, subjekt i çfardo llojit, apo edhe si një individ që ta jepni kontributin e juaj qytetar dhe kombëtar, që neve na takon si hallkë zingjirore e gjeneratave të ardhshme e cila nuk guxon të shkëputet. Vlen të ripërkujtojmë faktin se Lobi Shqiptar është një organizatë jo qeveritare e cila ka për qëllim ti bashkojë shoqatat, klubet, organizatat, grupacionet, bashkësitë, federatat, unionet, bashkësitë fetare, subjektet.

Mediat elektronike theksojnë se Lobi do të jetë zëri shqiptarëve në gjithë botën Lobi është organizatë jo fetare dhe jo partiake. Pa dallim regjioni, religjioni, gjinie, ngjyre, orijentimit politik. Lobi ka për detyrë krijimin e urave bashkëpunuese, në mes të organizatave, qeverive dhe angazhohet në faktorizimin e mërgatës shqiptare!

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR I THEMELUAR MË 20.02.2016 NË LÖRRACH TË GJERMANISË!

ËSHTË I RISTRUKTURUAR MË 30.03.2019 NË FREIBURG TË GJERMANISË! LOBI SHQIPTAR E KA SELINË VET TË REGJISTRUAR NË FEUSISBERG TË ZVICRËS.

Lobi Euro-Atlantic Shqiptar në themelimin e 20.02.2016, nga të pranishmit nxorri një kryesi të ngushtë, prej pesë anëtarëve, ku Kryetar i saj u zgjodh Skenderbeg Klaiqi! Kjo organizatë mbarëkombëtare arriti që ti themeloj shumë degë dhe nëndegë në vendet e ndryshme perëndimore, krysisht në Europë, duke ndërtuar ura lidhëse edhe me Ligën Qytetare dhe lobistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lobi Shqiptar si vazhdimësi e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, e ka Statutin, Kryesinë, Amblemën, Logon, e mbrojtur me ligj, të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe të Lobit Shqiptar!

Në bazë të mbledhjës së mbajtur me 30 Mars 2019 ne Freiburg te Gjermanisë, me karakter gjithëpërfshirës të Mërgatës Shqiptare dhe të marrëveshjeve të dala nga kjo mbledhje, nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur më 30 Mars 2019, është emëruar Komisioni Statutar prej tre anëtaresh, i cili ne cilësinë e Grupit ka për obligim punues të hartojë Statutin e LSH. Anëtarët e Kryesisë së Lobit / Këshilli drejtues, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën e tyrë të lirë për t'a organizuar në mënyrë institucionale dhe të structuar mërgatën shqiptare anembanë globit me kërkesa dhe nevoja reale të kohës.

Në këtë mbledhje, fillimisht u vendos që Lobi Euro-Atlantic Shqiptar të quhet Lobi Shqiptar, ku u themelua një Kryesi e re, që përbëhej kryesisht nga intelektualët shqiptarë nga Diaspora! Lobi Shqiptar konfirmoi edhe një herë themeluesin e saj, për President Zt. Skenderbeg Klaiqin. Para do kohe, Lobi Shqiptar në Reinach të Zvicres, mbajti takimin sensibilizues dhe informues mbi mundësinë e investimeve të përbashkëta në vendlindje.

Në praninë e disa bashkatdhetarëve, në kushte ende jo stabile të pandemisë së COVID19, përfaqësues të kompanive dhe të shoqatave shqiptare, në Reinach të Zvicres realizuan një aktivitet të përbashkët të Lobit Shqiptar dhe Credit Union Group, duke parë mundësinë e investimeve të përbashkëta të projekteve të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Që në fillim të pranishmëve ju drejtua z. Naser Vuqeta i autorizuar nga drejtori i shkollës shqipe në Dacaj të Plavës dhe Gucisë, ku u informuan rreth djegëjes së shkollës në atë fshat, me që rast komisioni humanitar i Lobit Shqiptar, filloj një aksion të ndihmës humanitare rreth rindërtimit të asaj shkolle shqipe dhe nevojës së ruajtjes së mësimit shqip në ato treva, për shkak të rrezikut permanenet të asimilimit të popullatës shqiptare në ato treva.

Pronari i Restorantit Züribeck, humanisti i njohur z. Bajram Mulaj, njëherit edhe nikoqiri i këtij tubimi, filloj aksionin duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për këtë shkollë e që aksioni vazhdoj gjithashtu duke ju bashkangjitur edhe bashkatdhetarët tjerë. Pas intonimit të himnit kombëtar dhe pas mbajtjes së një minut heshtje për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për Atdhe, e mori fjalën Skenderbeg Klaiqi Kryetar dhe themelues i Lobit, ku bëri prezantimin e platformës së Lobit Shqiptar, historikun dhe fillet e saj, si dhe problemet e zhvillimit të saj organizate, gjatë periudhave të ndryshme, ndërsa Credit Union Group bëri prezantimin e disa projekteve, të cilat janë duke u zhvilluar nëpër botë dhe mundësia që edhe ato projekte të aplikohen në trevat shqipfolëse, pa marrë parasysh vendin ku ndodhen.

Të pranishmit patën shumë interes për bashkëpunim të mundëshëm, e duke shfaqur interesimin për regjistrim në organizatën panshqiptare të Lobit Shqiptar, dhe duke shiquar mundësinë, e bashkëpunimit edhe me Credit Union Gouop si një Kompani Holdingu, e regjistruar në Zvicer,që i tubon shumë kompani, banka, OJQ, e që janë të grupuara rreth saj. Nga biznismeni i njohur kosovar që jeton në Zvicer z. Shkelzen Mula,të pranishmit si dhe përfaqësuesit e Credit Unionit i informoj edhe për ligjet e mira të Republikës së Kosovës, që janë përpiluar për investorët strategjik, me qëllimin e hapjes së vendeve reja të të punës, në Kosovë. Nga organizatat shqiptare vlenë të përmendet edhe lëvizja Krahët e Shqipës të cilët i dërguan përfaqësuesit e tyre, me qëllimin e bashkëpunimit dhe bashkimit rreth projekteve të ndryshme me Lobin Shqiptar, posaqërishtë të bashkimit të potencialit të Diasporës, ku u bë thirrje që të bashkohemi rreth një platforme të përbashkët për ta ndihmuar Atdheun.

Pas prezantimit të sejcilit me rradhë e që nga ta kishte, mjekë specialistë, ingjinjerë, specialistë të IT-s, biznismenë, shkrimtarë etj, vlenë të theksohet edhe Dr. Lumni Ademi, angazhimin e tij nëpër vite që kishte realizuar projekte të ndryshme në hapësirat shqiptare, Kosovë dhe Maqedoni. Në vazhdim Lobit Shqiptar në radhat e kryesisë, pranoj edhe pesë emra të rinjë, ku do të angazhohen rreth rrjedhës së bashkëpunimit të lobit dhe lobistëve në degën e Zvicrës. Gjithashtu për projektin e metodës së re të aplikimit të trajtimit të pacientëve me Kancer, shfaqi interes të madhë edhe gjinekologu i cili punon në Klinikën e Tutlingenit në Gjermani, Dr. Bekim Idrizi, ku të pranishmit i informoi për gatishmërinë e bashkëpunimit.

Credit Union Group, një grupë investuesish, që investojnë projekte të ndryshme në Botë, vitin e kaluar kan futur në agjenden e tyre edhe Kosovën, Shqipërin dhe Maqedonin, me investimet e tyre në fushat të ndryshme, si të projekteve agrare të bioprodukteve duke hapur tregun e përbashkët, në turizëm, shëndetësi, minjera, minerale, ujra , energji alternative etj. Me një foto të përbashkët u përfundue takimi, duke u zotuar se do të bashkëpunojmë dhe do të takohemi prap. 27.06.2020 Reinach - Lobi Shqiptar – Zvicër. (Bukuresht, 3 Gusht 2020)

Atdhetarë të flaktë dhe pasanikë me dituri të lartë

Duke shfletuar kronologjikisht faqet e librit të Visar Dodanit “Memorjet e mija” (Bukuresht 1930), kuptojmë se tri nga inisiatorët që e ndezën flakën e atdhedashurisë shqiptare në Bukuresht, ishin Thimi Markua, Gjorgji Gjeçua dhe Visar Dodani. Ata mblidheshin shpesh në Rrugën Lipskan, dhe atje, më 1881, vjen një shqiptar nga Stambolli, me një letër të Apostull Margaritit, dhe ia jep Konstantin Belimaçit që mbante restorantit e Gj. Gjeços. Ky ishte Polo Meksi, vëllau i multimilionerit shqiptar, Vangjel Zhapës. Vjente këtu nga Stambolli për ta kërkuar pasurinë e Zhapës, duke hapur një proces gjyqësor, që zgjati 30 vjet. Polo Meksi vjen të mbledhë lajme lidhur me pasuritë e vëllaut të vet. Me të, takohet një herë Dodani te Belimaçi dhe kur kuptojnë përpjekjet që bëjnë arumunët për të krijuar literaturë në gjuhën amtare, u krijua një miqësi e ngushtë mes Gjorgji Gjeços dhe Konstantin Belimaçit.

Tërë këto biseda, me të vajtur në Stamboll. Polo Meksi ia tregon Naim Frashërit, i cili gëzohet dhe kërkon adresat e shqiptarëve të Bukureshtit që, të inkurajuar nga lëvizja kombëtare vllahe, duke marrë shembullin e tyre, insistojnë që edhe ata të organizohen në fushë të shqiptarizmës. Por, meqë Polo Meksi kishte dyshim te shqiptarët myslimanë, Naimi i jep gjithfarë vjershash përmes të cilavet ia bën më dije se s’janë turq, po shqiptarë të fesë islame, “atdhetarë të flaktë dhe me dituri të lartë”. Një nga vjershat që ia jep Meksit për bashkatdhetarët e krishterë të Bukureshtit, për t’ua nxjerrë frikën nga shqiptarët e një feje tjetër, ishte “Shqipëria” me vargjet si “Pirrua qe nga Shqipëria/ Që po e lëvdon istoria/ Skënderbegu Kastrioti/ Q’u dëftye aq i zoti/ Ishte burr’ i Shqipërisë/ Q’i dha dërmënë Turqisë”.

Kështu, dalngadalë, si pasojë e cenzurës dhe represioneve osmane, duke mos patur të drejta totale veprimi në fushë të shqiptarizmit, “Drita” shqiptare e Stambollit, hap degën e saj në Bukuresht. “Drita” e Stambollit, faktikisht drejtohej prej një shqiptari të krishterë: Pandeli Sotiri, që do të bëhet më vonë (falë kontributit të shqiptarëve të Bukureshtit), mësuesi i parë i shkollë së parë shqipe në Korçë. Tani hapet korrespondenca me Naimin dhe Samiun, të cilët kishin interesim t’i botojnë veprat e veta në Bukuresht, ngase “në Stamboll as që mund të punohet, as që mund të niset një punë e tillë” (f.18), ngase Turqia s’i lente të vëllazërohen shqiptarët midis tyre. Kështu, asokohe: në kohën e Dodanit, lind ideja e hapjes së një shoqërie shqiptare, në kryeqendrën mbretërore të Rumanisë. Autori jep fakte, data, emra dhe vende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat