Po frynë aroma Rugoviane në botën e emigracionit!

Diaspora

Po frynë aroma Rugoviane në botën e emigracionit!

Nga: Hasan Qyqalla Më: 28 shtator 2020 Në ora: 23:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditë më parë, nisë nga interesimi dhe brumosja e gjeneratave të reja në botën e emigracionit shqiptarë, me idealet Rugoviane, Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatsisht LDK  - Dega në Gjermani, iu shtua edhe një NÈNDEGÈ në Landin e Rheinland-Pfalz - it, Nëndega e Pfalzit, me seli në Keiserslautern! Salla solemne ku ishte prenotuar të mbahej Kuvendi themelues, gumëzhinte nga numri i madh i pjesëmarrësve, e veçanrisht, si rrallëherë më parë, nga gjenerata e tretë, siç njihet ndyrshe nga emigrantët. Apostrofim tjetër, që të binte në sy, ishte edhe prania e femrës shqiptare dhe kryesisht gjeneratës së re. Duke respektuar "ligjet" e imponuara nga "Covid 19", e respektuam rendin e ri "kushtetues.

Prandaj, jo pak pjesëmarrës, kuvendin themelues e përcollën nga hapësira më e gjërë. Në këtë Kuvend themelues, ishin të pranishëm edhe pëfaqësuesit përkatësisht, vëzhguesit e deleguar nga Dega e LDK-SË në Gjermani, kryetari z. Osman Ferizi, që asistuan, z. Imeri dhe z. Buqolli.

Nën intonimin e himnit, propozuar nga Arkitekti i PAVARËSIS, Presidenti historik Dr. IBRAHIM RUGOVA dhe valvitjes së flamujve Dardan, u hap Kuvendi themelues.

Takimin e hapi anëtari i kryesisë të Degës, z. Xhevat Berisha. Pasi u propozuan dhe u zgjodhen këshillet dhe komisionet përkatëse, u propozuan anëtarët për zgjedhjen e kryesisë. Kryetar u zgjodh z. Berat Brahim Rexhaj, nënkryetar z. Rashit Nikçi dhe z. Xhevat Berisha, sekretar z. Hasan Qyqalla dhe arkatar Arsim Druari! Koordinator u zgjodh z. Naim Mulaj kurse zëdhënës z. Behxhet Mulliqi. Anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe Bujar Lajçi, Edona Berisha, Brahim Rexhaj, Nazmi Shala, Faik Berisha dhe Feriz Lukaj. Vlenë të përmendet edhe zgjedhja e znj. Edona Berisha anëtare e kryesisë, që padyshim identifikon portretin e femrës së re shqiptare, në politikat kombëtare. Organet shtesë, do të zgjedhen në mbledhjen e radhës të kryesisë së Nëndegës për Pfalz me seli në Keiserslautern.

Prandaj, siç vërehet, po frynë aroma e LDK-së, si në fillim të epokës Rugoviane, kjo epoka e shekullit të ri, të gjeneratës së re me filozofinë besnike Rugoviste. Kemi detyrime, që ia parashtruam vetes, deri në realizimin final! Amaneti nuk thehet, por kurorëzohet besnikërisht në pentagramin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat