Dënohet me burgim të përjetshëm italiani në Zvicër për vrasjen e shqiptarit nga Kosova

Diaspora

Dënohet me burgim të përjetshëm italiani në Zvicër për vrasjen e shqiptarit nga Kosova

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Gjykata në Olten-Gosgen të Zvicrës të hënën ka marrë vendimin që ta dënojë me burgim të përjetshëm italianin Alessandro M. (43).

Ai është shpallur fajtor se më 4 korrik të vitit 2016 ka vrarë shqiptarin nga Kosova Arben G. (32) në një shtëpi në Winznau SO duke e qëlluar me disa plumba, shkruan gazeta Blick.

Në fakt plumbat ishin dedikuar për një person tjetër, por kishin kapur shqiptarin, ka thënë Alessandro. Ai nuk ka treguar emrin e personit.

Në procesin gjyqësor të 21 tetorit, moleri italian thoshte: “Nuk po ndjehem mirë”.

Por për veprën nuk donte të fliste. Ai vështronte dyshemenë dhe lotët i rrjedhnin.

Lot ishin një shenjë për Luan G. (18), për t’ia lënë ta kuptojë se ai ishte vrasësi. Gjimnazisti është i biri i viktimës dhe ka udhëtuar nga Heidelbergu në Gjermani, për “ta parë në fytyrë vrasësin e babait”.

“Ai duhet të vuajë çdo ditë dhe ta kujtojë veprën që ka bërë”, ka thënë Luan G.

Edhe prokuroria në proces nuk ka mëshirë me Alessandro M. Ai kishte zbuluar: Pasi që e dashura ishte ndarë nga ai dhe ishte fshehur nga ai, italiani i kishte dërguar nëpërmjet Facebookut fyerje dhe kërcënime.

“Tash e di, se çfarë je ti”, i ka shkruar Alessandro M. ish të dashurës.

Apo ka përdorur edhe fjalë më të rënda. Ish e dashura e tij ishte ndjerë e kërcënuar dhe jetonte në frikë.

Por më pas Alessandro M. bëri krimin.

“Ishte një vrasje gjakftohtë. Ai u shfry ndaj një kolege, pasi ai nuk donte të zbulonte se ku po qëndronte ish e dashura e tij”, ka treguar prokuroria.

Pasi e ka qëlluar personin e gabuar, ai e la atë të shtrirë në tokë. Nuk i ofroi fare ndihmë Arben G., e nuk e telefonoi as ndihmën e parë. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm.

Mbrojtja paraqiti një pamje krejt tjetër të ngjarjes. Ka thënë se ishte një veprim emocional, dhe se ai kishte marrë pistoletën pasi donte të vriste veten. Kishte lënë edhe një letër përshëndetëse.

“Kam menduar se po gjuaj në ajër. Dora ime që po dridhej gjuajti. Unë vetëm kam dashur ta mbajë pistoletën. Nuk kam dashur të gjuajë”, ka thënë Alessandro.

Atij gjatë procesit i është dhënë mundësia të thotë fjalën e fundit.

“Jam shpirtërisht i shkatërruar. Mendoj nga mëngjesi deri në mbrëmje vetëm për viktimën. Turpërohem, nuk mund ta shoh askënd në fytyrë”, ka thënë italiani.

Por një kërkim falje e vërtetë mungoi në gjykatë. Nëse do të apelojë ndaj vendimit në Gjykatën e Lartë mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat