I preu fytin 7-vjeçares para prindërve të saj në Britani, shqiptarja shpallet e pafajshme/ Cilësohet me probleme mendore

Diaspora

I preu fytin 7-vjeçares para prindërve të saj në Britani, shqiptarja shpallet e pafajshme/ Cilësohet me probleme mendore

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:44
Emily Jones

Shqiptarja Eltiona Skana e cila qëlloi me thikë vajzën 7 vjeçare Emily Jones në një park është shpallur e pafajshme nga gjykata.

Gjykata ka nxjerrë disa detaje nga e shkuara e Skanës. Shqiptarja e cila erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e saj në 2014, ka një histori të sëmundjes mendore.

Në vitin 2017, Skana ka goditur me thikë nënën e saj si dhe motrën në një tjetër rast. U tha se shqiptarja ka qënë e shtruar në spitalet psikiatrike tre herë.

Nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar deri më 11 mars, e pandehura nuk kishte kontakte me punonjësit e spitalit psikiatrik. Kur policia kontrolloi banesën e saj, gjetën një sasi të madhe ilaçesh që mendohet se janë marrë për të përmirësuar shëndetin e saj mendor.

Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore ajo u shpreh se vajza e vogël tentoi ta vriste e para, duke shtuar se kjo ishte edhe arsyeja që e bëri 30-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë.

Skana ka qënë e ulur në një stol në park kur papritur është ngritur në këmbë dhe ka kapur vajzën e vogël e më pas ia ka prerë fytin me thikë.

Skana më herët e ka pranuar vrasjen, por më vonë e mohoi ngjarjen e rëndë. Ajo më vonë u vlerësua nga një psikiatër i cili tha se ajo kishte një skizofreni ‘jo shumë të mirë’ dhe paranojake dhe kjo çoi në ‘dëgjimin e zërave, halucinimin për t’u bërë e dhunshme.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat