Vrasja makabër e çiftit shqiptar/ Gazetari në Itali: Gruaja ka dhënë shpirt pas një torture, burri...

Diaspora

Vrasja makabër e çiftit shqiptar/ Gazetari në Itali: Gruaja ka dhënë shpirt pas një torture, burri...

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:37
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Ngjarja më e rëndë në ditët e fundit në Itali dhe Shqipëri ka qenë gjetja e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho pas një zhdukjeje 5-vjeçare. Fatkeqësisht, ata janë gjetur të masakruar dhe trupat e tyre kanë qenë të prerë dhe të ndarë në 4 valixhe, pranë burgut të Solliccianos.

Shpëtim dhe Teuta Pasho kishin humbur që prej 2 nëntorit të vitit 2015. Çifti nga Vlora kishin udhëtuar drejt Italisë për të pritur djalin e tyre Taulant Pashon që të dilte nga burgu. Ditën që u zhdukën, ata kishin shkuar drejt burgut për të pritur Taulantin, më pas humbën gjurmë.

Ishte motra, Vitorja, që denoncoi zhdukjen e tyre në polici. Pas 5-vitesh, trupat e tyre gjenden në gjendje skandaloze. 40 mijë eurot mungojnë, ndërsa personat e dyshuar për këtë vepër janë ish-e dashura e Taulantit dhe ai vetë.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Italia ishte gazetari shqiptar, Alban Daci. Ky i fundit u shpreh se nuk ka marrë vëmendjen e duhur kjo ngjarje, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

“Por ata pak persona që e kanë marrë vesh janë tronditur pasi është ngjarje shumë e rëndë”, tha Albani.

Daci u shpreh se janë dy pista në lidhje me ngjarjen makabër që ka tronditur opinionin publik.

“Ose është vrasje e dyfishtë nga djali ose nuk përjashtohet mundësia e ndonjë akti të mirëfilltë mafioz. Shpëtimi është therë në fyt, ndërsa Teutës i ka dalë shpirti pas një rrahje, torture në sytë e burrit që ai të tregonte. Ata nuk kanë treguar gjë, pasi nuk kanë ditur gjë dhe janë ekzekutuar”, tha gazetari.

Sipas Albanit, ende nuk ka pista dhe akuza konkrete, por që nuk përjashtohet krimi në familje. “Ai nuk ka bërë kallëzim për humbjen e prindërve, vetëm e bija ka qenë ajo që ka treguar zhdukjen e tyre. Nuk përjashtohet larja e hesapeve, është një ndër pistat kryesore dhe akoma jemi në hetimet e para”, tha Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat