Tragjike në Itali/ Kthehej me biçikletë nga qendra tregtare, përplaset për vdekje 31-vjeçarja shqiptare

Diaspora

Tragjike në Itali/ Kthehej me biçikletë nga qendra tregtare, përplaset për vdekje 31-vjeçarja shqiptare

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, si pasojë e të cilit humbi jetën një 31-vjeçare shqiptare. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në Casalmaggiore të Cremona-s, në Itali.

31-vjeçarja shqiptare, e identifikuar nga mediat italiane vetëm me iniciale N.G., po kthehej me biçikletë nga një qendër tregtare, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një grua 56-vjeçare.

Pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës, përplasja ishte fatale për të renë shqiptare, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Mediat italiane shkruajnë se kjo rrugë është bërë shpesh burim aksidentesh fatale, kryesisht për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjalistikës. Përpjekjet e para të mjekëve për ta shpëtuar kanë qenë pa rezultat dhe 31-vjeçarja humbi jetën tragjikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat