Me makinë sportive, shqiptari bëhet nervoz para policisë, i gjendet drogë në bagazh

Diaspora

Me makinë sportive, shqiptari bëhet nervoz para policisë, i gjendet drogë në bagazh

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Një 44 vjeçar shqiptar banues në Civitanova Marche përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap me lëndë narkotike.

Përgjatë autostradës shtetërore në komunën Cupra Marittima, u vu re prania e një makine me motor të fuqishëm brenda së cilës ishte shqiptari me precedentë penalë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari gjatë kontrollit u nervozua dhe nuk ishte në gjendje që t’i përgjigjej pyetjeve të policisë.

Mësohet se droga u gjet brenda bagazhit të makinës, ku u sekuestruan dy kuti me çanta të mbyllura, ku brenda ishte lënda narkotike me një peshë totale prej 5, 275 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat