Gëzuar dhe urime nga diaspora për fitoren e thellë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Diaspora

Gëzuar dhe urime nga diaspora për fitoren e thellë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Nga: Luan Asllan Dibrani Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:06
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Urime Kosovë, urime Albin, urime Vjosa me zgjedhjet demokratike!

Urime populli ynë i rezistencës nga padrejtësia. Urimit i parapriu fuqishëm votimi demokratik me një dinjitet të paparë me një kulturë qytetare!

Qytetarët e munden bindshëm dhe e ndëshkuan aparaturën e krimit në kurrizin e tij.

Populli dëshmoi se abuzimi dhe veprimet në demin e tij nuk lejon me dhe e ndëshkoi me votë gjithë bastionet false. Qytetarët përmes votës dhe veprimit demokratik të tyre dëshmuan referendumin, i cili hapi rrugën e ndryshimit!

“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata! Kjo fuqi politike, padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës dhe ne rrafshin kombëtar në trojet tona shqiptare.

Gëzuar dhe urime Shqiptarë të Kosovës.

Gëzuar dhe urime shqiptarë të Shqipërisë.

Gëzuar dhe urime shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Gëzuar dhe urime Shqiptarë të Malit të Zi.

Gëzuar dhe urime Shqiptarë të Greqisë dhe ju Çamëri e bekuar.

Gëzuar dhe urime Shqiptarë të Diasporës së fuqishme.

Gëzuar dhe urime Amerikë për fitoren e aleatit tuaj te përjetshëm Kosovës dhe shqiptareve!

Gëzuar dhe urime popullit mik dhe shtetit izraelit një popull me sinonime të njëjta historike dhe synime te përbashkëta politike!

Për këtë fitore shpresojmë se do reflektoj edhe tek ju. Urime koalicionit LVV e Lista e Vjosës, për fitoren e merituar! Vjosa të lumtë e ke pas vetes 60% te elektoratiti nga LDK, prandaj do krenohem me ty, do të mbështesim. Rrugën e keni drejt ndërtimit të dy liderëve në rrafshin kombëtar me Albin Kurtin!

Iu urojmë mbarësi Albin Kurti dhe juve Vjosa Osmani!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin shqiptar në tërësi me “Liderët tanë kombëtar Albin Kurtin, Vjosa Osmanin” bashkë me Amerikën dhe popullin vëlla dhe mik Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat