I zbuloi qeni anti-drogë, shqiptarët kapen me kanabis në Greqi

Diaspora

I zbuloi qeni anti-drogë, shqiptarët kapen me kanabis në Greqi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 23:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy shqiptarë të moshës 31 dhe 29 vjeç u arrestuan në një zonë të Selanikut për trafik droge.

Shqiptarëve iu sekuestruan një sasi kanabisi me një peshë totale prej 3 kg, 2 peshore elektronike precize, një shumë prej 1550 euro dhe 3 telefona celularë.

Gjithashtu dy të rinjve që i zbuloi qeni anti-drogë iu bllokua edhe një makinë.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat