Aksidenti i tmerrshëm, vdes e reja shqiptare në Itali

Diaspora

Aksidenti i tmerrshëm, vdes e reja shqiptare në Itali

Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:05
Denada Nerjaku

Një 30-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi natën e shkuar në Itali.

Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, u plagos rëndë në aksidentin rrugor që u regjistrua në autostradën A10, kur automjeti i saj u përplas ballë për ballë me një mjet të tonazhit të rëndë.

Gruaja e re, e transportuar me urgjencë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, pasi u stabilizua fillimisht dhe u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv, vdiq gjatë natës. Traumat e ndryshme të shkaktuara nga përplasja e dhunshme, të cilat gjithashtu i kishin shkaktuar asaj hemorragji të rëndë, ishin fatale për jetën e saj.

Prokuroria lokale ka hapur një hetim për aksidentin fatal. Të dy automjetet e përfshira në aksidenti në autostradë janë nën sekuestro dhe hetuesit po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe përgjegjësitë e përplasjes së tmerrshme që i kushtoi jetën gruas së re.

Denada Nerjaku la një vajzë të vogël, përveç vëllait të saj, i cili është gjithashtu banor i zonës së Savonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat