Arrestohet shqiptari në Ravena për keqtrajtimin e së shoqes dhe fëmijës

Diaspora

Arrestohet shqiptari në Ravena për keqtrajtimin e së shoqes dhe fëmijës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Policia italiane në Ravena arrestoi një 34-vjeçar me origjinë shqiptare për krimin e keqtrajtimit të familjarëve dhe bashkëjetuesve.

Të premten, agjentët e Policisë e dërguan në paraburgim,  sipas urdhrit të lëshuar nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake në Gjykatën e Ravenës, kundër 34-vjeçarit.

Burri, pas hetimit të kryer nga hetuesit, koordinuar nga Prokuroria Publike lokale, u akuzua për krimin e keqtrajtimit të anëtarëve të familjes dhe bashkëjetuesve.

34-vjeçari, pas formaliteteve ligjore, u dërgua në burgun e Ravenna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat