“Do fitoj shumë e do kthehem”/ Kapet “skifteri” shqiptar që fshihej në pyll, çfarë u përgjua në telefon

Diaspora

“Do fitoj shumë e do kthehem”/ Kapet “skifteri” shqiptar që fshihej në pyll, çfarë u përgjua në telefon

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:43
Ilustrim

Policia italiane arrestoi në Xhenova një shqiptar 48 vjeç, i cili akuzohej për 27 grabitje shtëpish në zonë.

Sipas mediave italiane, shqiptari me inicialet Z.T. ishte arratisur nga zona dhe jetonte në pyll, ku kishte ngritur edhe një tendë.

Në kohën kur policia po e kërkonte, telefoni i tij ishte në përgjim. “Ilsecoloxix” raporton se nga përgjimet e telefonatave me miqtë, ai u thoshte “Në Itali, nëse punon mirë bën shumë para. Unë duhet të fitoj shumë para që të kthehem në Shqipërinë time”.

Ai akuzohet se hynte në shtëpitë e banorëve vendas, në kohën kur ata ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë. Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë bashkëpunëtor i tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat