Kapet me 80 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Kapet me 80 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 1.2 kilogramë kokainë.

Mediat italiane, shkruajnë se shqiptari në moshën 41 vjeçare, u pikas nga policia, pasi kjo e fundit po zhvillonte një operacion për të parandaluar vjedhjet.

Policia ka vënë re një person të dyshimtë, që po dilte nga garazhi. Shqiptari lëvizte në mënyrë të çuditshme dhe kjo ka bërë që policët të ushtrojnë kontroll në garazh. Policia konstatoi së 41-vjeçari e kishte shndërruar garazhin në një laborator të paketimit të drogës.

Nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe 7 mijë euro, ndërsa u vlerësua se nëse droga do të hidhej në treg do kapte shifrat e 80 mijë eurove.

Shqiptarit iu sekuestrua edhe celulari, nga i cili mund të zbulohet më shumë rreth rrjetit të trafikut të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat