Mafia në Belgjikë/ Shqiptarët sundojnë tregun ndërkombëtar të drogës

Diaspora

Mafia në Belgjikë/ Shqiptarët sundojnë tregun ndërkombëtar të drogës

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:38
Ilustrim

Ekziston një qendër politike dhe institucionale në Evropë. Pas këtij pohimi lind pyetja: A ekziston edhe një qendër e mafieve në Evropë?

E sigurt që ekziston një udhëkryq gjeografik dhe ai është Belgjika. Krimi i organizuar duket se ekziston paralelisht me gjeografinë institucionale, ashtu si flukset financiare të tij përputhen plotësisht me tregjet kryesore ndërkombëtare.

François Farcey, me karrierë mbi 20-vjeçare në policinë belge, ku merret me krimin e organizuar, nga mafiet italiane te krimi i organizuar shqiptar e ai çeçen, shpjegon ekzistencën e mafias në Belgjikë, ku një rol të rëndësishëm luan edhe ajo shqiptare.

‘Duke qenë qendër e Evropës dhe udhëkryq i kontinentit me shumë rrugë, stacione hekurudhore, aeroporte ndërkombëtare, dhe portin e Anversës, Belgjika është shumë tërheqëse për krimin e organizuar ndërkombëtar. Në Belgjikë ka shumë komunitete të stabilizuara prej kohësh, si komuniteti italian, maroken, turk, algjerian e të tjerë. Për fat të keq, mes tyre ka edhe kriminelë e anëtar të mafias.

Në Belgjikë ka organizata kriminale të përfshira në aktivitete të ndryshme, sidomos në trafikun e drogave sintetike. Shpesh janë të lidhura me territoret holandeze, me një rajon (midis Belgjikës e Holandës) që është zonë prodhimi.

Prej më tepër se 20 vjetësh aty janë vendosur në mënyrë të përhershme kriminelë shqiptarë. Mund të konfirmoj që këto klane kriminale janë bërë një mafia e vërtetë dhe përfaqësojnë kriminalitetin e organizuar më aktiv e më të rrezikshëm.

Kjo vjen për shkak të numrit të madh të interesave kriminale, aftësisë së tyre për të mobilizuar e për të qenë të pranishëm në gjithë botën. Kanë arritur të njëjtin nivel të grupeve të tjerë, përfshirë mafian italiane.

Merren me trafik droge (kokainë, heroinë e kanabis), trafik njerëzish (imigracion ilegal e prostitucion), vjedhje të organizuar, pastrim parash. Ata e kanë aksesin direkt në portin e Anversë jo vetëm si ndërmjetës por edhe si organizatorë. Kanë lidhje direkt me Amerikën e Jugut, apo më saktë me burimin e prodhimit të kokainës.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të madh të kompanive të import-eksportit të bananeve në Evropë, sa për të dhënë një ide më të qartë. Në realitet janë të përfshirë në shkallë të gjerë edhe në organizimin dhe kontrollin e shumë plantacioneve me kanabis. Shumë nga këto prodhime kapen kudo në Belgjikë çdo javë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat