30 milionë euro fatura fiktive, në hetim 13 shqiptarë në Itali

Diaspora

30 milionë euro fatura fiktive, në hetim 13 shqiptarë në Itali

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Në Itali Guardia di Finanza ka sekuestruar asete të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 14 milionë euro nga një konsorcium që operon në fushën e furnizimit, shërbimeve portuale dhe të transportit me qendër në Prato.

Masa u urdhërua me kërkesë të prokurorit të Firences si pjesë e një hetimi që zbuloi fatura false me vlerë 30 milionë euro. Janë 16 persona nën hetim, 13 shqiptarë dhe 3 italianë, me banim në Bolonjë, Firence, Lucca, Pisa, Pistoia dhe Prato.

Midis tyre është drejtuesi i konsorciumit, një 49 vjeçar nga Shqipëria dhe një bashkatdhetar i tij 31 vjeçar, i konsideruar si administrator “de facto”.

Personat e përfshirë akuzohen për lëshim të faturave false ose përdorimin e tyre për lëvizje që nuk i kishin kryer dhe mos pagim të TVSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat