Makthi i Amandës, vëllai e përdhunoi, ra te “ferri” shqiptar, e reklamonte në internet

Diaspora

Makthi i Amandës, vëllai e përdhunoi, ra te “ferri” shqiptar, e reklamonte në internet

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 23:30
Ilustrim

Mediat greke kanë pasqyruar historinë e trishtë të një vajze rumune, e cila ra në duart e një trafikanti shqiptar që e shfrytëzoi për prostitucion. Por si nisi jeta e saj? Si fëmijë, Amanda përjetoi anën më të vështirë të jetës.

Në moshën 4 vjeçare ajo iku nga vendlindja e saj me nënën dhe vëllain dhe u vendosën në Greqi. Ata donin të shpëtonin nga mjerimi i Rumanisë dhe nga një baba mizor, por në Greqi vëllai e përdhunoi dhe e dhunoi që të mos tregonte.

Largimi nga shtëpia ishte zgjidhja e saj e vetme dhe kështu ndodhi në moshën 13-vjeçare. Rrugëve të Athinës duke kërkuar strehim ajo ndeshet me një 57-vjeçar shqiptar ku mendoi se gjeti qetësinë, por ai rezultoi se ishte një kriminel, i dënuar më parë për disa vepra penale mes tyre për grabitje.

Burri e futi në shtëpinë e tij në Rafina, i ofroi asaj ushqim dhe rroba. Vajza fillimisht i zuri besë duke parë te shqiptari figurën e të atit, ngrohtësinë e të cilit nuk e provoi kurrë, por ai e nxori në rrugë dhe kur ajo kundërshtoi, ai e dhunoi.

Klientët filloi që t’i gjente në internet, por nuk zgjati shumë dhe shqiptari u prangos. Një efektiv policie tha se “vajza ishte e varur emocionalisht prej tij. Ajo ndihej e detyruar ndaj tij. Ajo e pa atë që ai i ofroi asaj kujdesie dhe kjo është një qasje e modelit klasik për të manipuluar njerëzit e pambrojtur”. Para hetuesve shqiptari e mohoi se ishte ai që e nxori për të prostituuar rumunen, por provat e “gozhdojnë” pas hekurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat