U qëllua me plumb në kokë duke ngrënë bukë! Momenti kur shqiptari transportohet me barelë

Diaspora

U qëllua me plumb në kokë duke ngrënë bukë! Momenti kur shqiptari transportohet me barelë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 06:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, po hante ne nje restorant mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Agios Panteleimon kur u qëllua nga një person tjetër.

Ai mori dy plumba në kokë e një në bark dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat greke publikojnë pamjet e momentit kur i plagosuri transportohet me ambulancë në gjendje kritike për jetën nga restoranti në drejtim të spitalit.

Në vendin e ngjarjes mbizotëroi kaosi dhe frika pas të shtënave, ndërsa një pjesë e klientëve që ishin në restorant u larguan.

Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat