Shqiptari ndalohet në aeroport, i gjendet djathë e mish në valixhe

Diaspora

Shqiptari ndalohet në aeroport, i gjendet djathë e mish në valixhe

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:13
Pasagjeri që mbërriti në aeroportin e Olbia-s nga Tirana, nëpërmjet linjës Roma Fiumicino, ka përfunduar në telashe.

Në bagazhin e valixhes që u kontrollua, një shqiptar kishte fshehur 15 kg produkte ushqimore, djathë lope dhe mish viçi, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar.

Pasagjeri që mbërriti në aeroportin e Olbia-s nga Tirana, nëpërmjet linjës Roma Fiumicino, ka përfunduar në telashe.

Ai u ndalua për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.

Ushqimet u sekuestruan, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat