Vodhën ‘BMW-në’, vdesin në mënyrë tragjike dy të rinjtë shqiptarë

Diaspora

Vodhën ‘BMW-në’, vdesin në mënyrë tragjike dy të rinjtë shqiptarë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti tragjik rrugor i regjistruar përgjatë rrugës, Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e së shtunës. Dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën si dhe personi i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Nga informacionet fillestare ishte një aksident i pavarur. Të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Prej aty ka ndodhur përplasja, ku vetura është përmbysur, duke e nxjerrë të plagosurin nga kabina e pasagjerëve.

Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, ku dy viktimat kanë ngecur brenda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë.

Përveç karabinierëve nga Colleferro, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me kodin e kuq në Colleferro.

Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve. Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje si dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur. Tre të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat