Shqiptari masakrohet me thikë në Belgjikë

Diaspora

Shqiptari masakrohet me thikë në Belgjikë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 13:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është goditur me thikë në Gent të Belgjikës dy ditë më parë.

Policia lokale ka arrestuat dy persona të dyshuar për krimin, në lagjen Ghent.

Ashtu si i plagosuri edhe dy të arrestuarit, 25 dhe 20 vjeç, janë gjithashtu shqiptarë, me banim në lagjen Sprimont Aywaille, raportojnë mediat lokale, pa bërë të ditur identitetin e asnjërit.

Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta. 30-vjeçari u gjet rreth orës 18:30 në lagjen Ghent, me plagë të rënda dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.

Por, tashmë raportohet se rreziku ka kaluar.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e krimit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat