Ne kemi veç një atdhe

Diaspora

Ne kemi veç një atdhe

Nga: Aziz Bytyçi Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:25
Pamje nga hapja e PDIU-së

Delegacioni i Shoqatës Çamëri të Kosovës i prirë nga presidenti i kësaj Shoqate Nexhmi Muçiqi udhëtoi në Tiranën zyrtare me ftesën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqiprisë dhe kryetarit të partisë së PDIU-së z.Shpetim Idrizi në hapjen zyrtare të PDIU-së.

Delegacioni në fjalë u prit nga kryetari Shpetim Idriz si dhe nga stafi i tij.Vendet për ekipen nga Shoqata ishin të rezervuar , ndersa presidenti i Shoqatës Nexhmi Muçiqit u rreshtua në mesin e kandidatëve të nominuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në prezencen e mbi 8 mijë pjesëmarrësve, në Pallatin e Kongresreve në Tiranë PDIU-ja me kryetarin e saj Shpetim Idrizin e hapi fushatën zgjedhore të kësaj partie, të bindur më shumë se kurrë për fitoren e të të gjithë shqiptarëve.

PDIU do të jetë faktor për koalicione dhe vendim marrëse për themelimin e Qeveris dhe Kuvendin. Fillimisht nga brohoritjet të shumta për prezantimin dhe hapjen e fushatës në binë para, mbi 8 mijë të pranishmëve z.Shpetim Idrizi tha: ështe kënaqësi për mua ta nisë fjalen time duku uruar të gjithë besimtarët myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar. Zoti qoftë me ju, bekim në çdo vend ku frymon shqiptari, mbarësi në familjet tuaja, e do të uroja që ky muaj të ishte një ogur i mirë që të shihnim vetën më solidarë, e shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Po sot jemi të detyruar të fillojm fushatën elektorale e të nisim rrugëtimin tonë të gjithë , bashke drejt fitores së PDIU. Bashkohemi që të themi të gjithë sa jemi këtu dhe kushdo që mendon si ne se :Unë kam veç një Atdhe!Zoti Resul ,xha Servet ,Xhaxi Xhati _ ju keni veç nje atdhe !Mesila, ti ke veç një Atdhe!Aqif, ti ke Veç një Atdhe!Taku, ti ke Veç një Atdhe!Sait, Krenar, Nustret, Reme, Spartak, Zef, Vjollca, ne kemi Veç një Atdhe!Ne të gjithë që jemi këtu, të gjithë ata që do të na votojnë më shumë se kurrë në 25 qershor na bashkon kjo ide, ky program:Veç një Atdhe!Të njëjtë e shohim Atdheun tonë si në Dibër, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Konispol.Atdheu është një dhe i vetëm, kudo në Preshevë, Kosovë, Iliridë, Shqipëri, Malin e Zi, Diasporë dhe pa dyshim sot më shumë se kurrë tek e shtrenjta Çamëri.

Ky është Atdheu ynë, edhe më i madh se kaq, por neve na ra detyra ta ribëjmë, ta rifitojmë, ta rimarrim.Kemi kaq vjet që jemi nisur në këtë rrugëtim kilometrik për të rifituar jo thjesht tokat, pronat, shtëpitë,por vatanin tone Çamërinë.Por, ja ku po jua them sot në mënyrë solemne që nuk ka thjesht dritë në fund të tunelit.Por ka zgjidhje per ceshtjen Came si çdo çështje që ka drejtësinë me vete e qe ka djem e vajza kudo qe i dalin per zot !Nuk do të jetë e largët ajo ditë që ne do të dalim nga ky terr që e futi Çamërinë egërsia e pashpirt e zervistëve të Greqisë, por dhe politika keqdashëse e udhëheqësve të dikurshëm të Shqipërisë.

Por, sot, këto kohë duken të harruara. Ja ku jemi sot, këtu larg folklorit, por me fakte dhe zhvillime të pamenduara më parë për Çështjen Çame.Para katër vitesh, shoqata “Çamëria” dhe PDIU shpallën se kombëtarizimi i çështjes çame kishte përfunduar dhe tashmë beteja ishte për ndërkombëtarizimin e saj. Sot, për herë të parë, mund të themi me krenari se çështja çame është çështje e Bashkimit Evropian!Dhe siç e premtuam, Brukseli njeh që Çështja Çame është një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve, jo se ne që jemi sot këtu nuk e dinim, por sepse tani nuk del dot njeri ta thotë aq lehtë që nuk ekziston.Nuk e mohon dot më njeri Çështjen Çame!Nuk ka më njeri në Greqi apo kudo qoftë që të thotë se Çamëria nuk ekziston!Ndaj sot po jua them copë:Unë jam çam! Unë jam europian!Deri më sot disa politikane kane pasur hallin mos i prishim qejfin fqinjit tonë gërrnjar duke i përmendur Çështjen Çame.sot, kur e kemi çertifikimin europian për një nga plagët më të mëdha kombëtare, ju them shqiptarëve:Mos kini frikë! Mos kini frikë nga Çamëria!Çamëria është nderi dhe e drejta jonë ,Çameria eshte turpi i atyre qe vrane burra e gra e femije si burracake e jo ne lufte por ne gjume e te pambrojtur , e qe mendojn sot që mund të na ç’bejnë të mos ekzistojmë.

Po ne e kemi ekzistencën nga Zoti e mijëra shpirtëra që nuk gjejn prehje, ngrihuni ju djem e vajza të Çamërisë e ju mijera të tjerë që na jeni bashkuar në kauzen tonë e mos të ulemi deri sa të fitojmë të drejten tonë .E kuptoni miqt e mi, pse ne egzistojme në politike , e unë i bej thirrje çdo shqiptari të na votoje e mbeshtese në këto zgjedhje, të na japin voten e forcen për kauzen tonë e për t’i dhënë çdo Shqiptari nga Preveza ne mollën e kuqe, me shume identitet kombëtar e dinjitet sepse ne KEMI veç nje Atdhe.Me ju, me voton tuaj për PDIU … fiton Çamëria!Fiton Shqipëria!Sot, nuk jam vetëm unë çam, sot të gjithë jemi çamë!Nuk duhet vetem të lindësh i këtillë.

Të gjithë shqiptarët kudo që të ndodhen sot janë çamë, si ishim pak ditë më parë tetovarë, si ishim pak vite më parë të gjithë kosovarë!Ne kemi Veç një Atdhe!E duam Kombin tonë, aq sa na e ka falur Zoti, aq të madh sa është nga Çamëria në Kosovë, nga Korça në Shkup, nga Vlora në Tivar. Nuk duam asnjë centimetër që nuk na takon, por e duam njësoj Prevezën e Margëlliçin si duam Plavën dhe Gucinë.Unë sot i përgjigjem gojëve të liga që thonin se Çështja Çame nuk ekziston.Jo! Çështja Çame ekziston dhe është gjallë më shumë se kurrë!Këtë nuk e thotë vetem Shpëtim Idrizi, por Komisioneri Hahn.Sa herë përmendim këta kufinj, dikush atje jashtë nga Greqia a Serbia na akuzon për nacionalizëm, për Shqipërinë e Madhe, për irredentizëm.Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër e madhe e ndërtuar nga shkulmet e padrejtësisë.i vetmi komb në Europë që nuk e ka sulmuar kurrë një komb tjetër në historinë e vjetër dhe të re të Europës janë shqiptarët.

Përkundrazi, ndaj tyre janë kryer tmerre, masakra nga serbët, grekët, bullgarët, malazezët.Sepse ne jemi kombi i Skenderbeut, i Nene Terezes, i Hasan Tahsinit i te medhenjve te Ballkanit!Ndaj sot, po themi Mjaft!Askush nuk na nëpërkëmbë dot!Ne kemi Veç një Atdhe!Të dashur motra dhe vëllezër,Sot, PDIU nuk është parti vetëm e Çështjes Çame, por e gjithë Çështjes Kombëtare ende të pazgjidhur! Eshtë rritur shumëfish, sepse problemet e mëdha zgjidhen së bashku dhe në funksion të njëri-tjetrit.

Etiketimi i PDIU si parti e çamëve, është vepër e analistëve të cekët, apo ndonjë vendi fqinj që kanë ngulmuar nga padija apo ligësia të tkurrin aksionin tonë dhe atë shqiptar në veçanti.Por ne, me votat tona, me mbështetjen tonë elektorale në të gjithë Shqipërinë, e kemi kapërcyer këtë stigmatizim!Ne jemi partia e të gjithë shqiptarëve! Sepse çështja çame është e të gjithë shqiptarëve. Ne jemi partia e çështjes kombëtare! Sepse çështja kombëtare është e të gjithë shqiptareve.

Zoti i bekoftë shqiptarët, pavarësisht janë me ne apo kundër nesh, të majtë a të djathtë, demokrat, socialist, integrist, pavarësisht në janë verior APO Jugor , Muslimane – Katolik a Ortodokse , të rritur a të vegjël.Ne kemi veç një Atdhe,Atdheu jonë është Shqiperia.Përfundon nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i PDIU-së,z.Shpetim Idrizi.

Pas shumë folësve si Mesila Dodos,Aqif Arifi,e shumë kandidat të nominuar për deputet,iu dha fjala presidentit të SHÇK, ing.Nexhmi Muçiqit i cili ishte mu në mesin e të nominuarve nuk do koment por edhe ky personalitet nga Dardania Antike u radhit në strukturen nominuesi, të cilit ju dha fjala.

President Muçiqi me emocione para të pranishmëve mbi 8 mijë pjesmarrës i pershendeti nga zemra dhe në emer të të gjithë anëtareve i pershendeti duke iu uruar fillim dhe punë të mbar.Në mesin tuaj erdha me një qëllim tjetër dhe me një mission dhe amanet të babait tim të ndjer:”Ai çdo here më thoshte se bashkimi kombëtarë do të ndodhë, kur Shqipëria nën ta kërkon atë.Pra ishte i bindur , që nëna duhet t’i kërkojë bit dhe bijat e vetë e pastaj nuk ka force në këtë bot që mund tua ndalon të jetojnë bashkë.

Çka dua të them me këtë, sepse Shqipëria ka filluar me zë të fuqishëm t’i thërret bit dhe bijat e veta,t’i thërret trojet e veta të coptuara,pra e dashura Shqipëri nën ja kun a ke”.

Ndër të tjera president Muçiqi tha se, vëllezer dhe motra është i vetmi shtet në  botë që kufizohet me vet vehten,pra për të ndryshuar këtë gjendje shumë të hidhur ka filluar një frym e re e unë jam i bindur që kjo frym e re jeni ju Partia për Drejtësi  Integrim dhe Unitet.

Ne si Shoqatë po punojmë  shumë që çështjen çame ta sensibilizojmë si në vend ashtu edhe ndërkombëtarisht. Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se nuk do t’i mbeshtesim edhe trojet tjera si Kosovën Lindore, Iliridën, Malsinë e Madhe, por edhe Sangjakun, pra bashkimi kombëtar duhet të ndodhë deshten dikush apo jo, kjo do të bëhet realitet.

Në fund president Muçiqi me emocione të shumta para mbi 8 mijë pjesëmarrësve tha: vëllezër e motra unë e kam edhe një lutje të madhe për popullin shqiptar në Shqipëri. Në pamundësinë tonë jo të drejtë që të votojmë në shtetin tone, juve ju lus që kësaj radhe të na zëvendesoni me votën tuaj.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar. Edhe shumë folës morën fjalë, kështu ky manifestim aq madhështor dhe motoja e këtij manifestimi ishte VEÇ NJË ATDHE, kemi ne shqiptarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat