Arrestohet aktori i njohur italian, po blinte drogë tek një shqiptar (EMRI)

Diaspora

Arrestohet aktori i njohur italian, po blinte drogë tek një shqiptar (EMRI)

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 10:33
Policia italiane

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një aktor, i cili është kapur duke blerë drogë.

Mediat italianë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Roberto Brunetti aktori i njohur edhe si ‘Er Patata’.

Aktori italian është arrestuar teksa po blinte drogë tek një 32-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili edhe ai është arrestuar.

Pas arrestimit aktori italian është lënë në arrest shtëpia, ndërsa shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është dërguar në burg.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari njihet si nga personat që u shiste drogë VIP në disa lagje të njohura të Romës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat