KQZ ka një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët - Bota Sot
KQZ ka një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët

Diaspora

KQZ ka një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 09:25
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Kosovës se ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.

Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 23 gusht 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat