Edhe ti na u ndave padrejtësisht - Bota Sot
Edhe ti na u ndave padrejtësisht

Diaspora

Edhe ti na u ndave padrejtësisht

Nga: Islam Fejzullahu Më: 22 korrik 2017 Në ora: 14:28
Agim Gashi

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty i nderuari Agim Gashi, ngushllime mbarë Shqiptarisë! Letra humbi një artist shkrimi, rapsodia humbi një burimor të pa shterrshem, kombi humbi një figurë emblematike të kombinuar veq si zoti diti ta krijoj!

Lajm i rëndë dhe i pa justifikim ka ardhë
Për ndarjen tënde nga kjo jetë e kufizuar
 Ike nga ne i nderuar  së fundmi pa u parë
Nga se kjo botë pa drejtësisht na ka larguar

Portali ynë komunikues u mbyll për gjithmonë
Dhe do ta ruaj me respekt dhe shej nderimi
Por mos e dhashtë zoti qe ty ne te harrojmë
Sepse nuk e meritove i nderuari ynë Agimi

Letra e bardhë ka humbur shkelqimin
Nuk po me duket se me duhet ma
Ajo letër e bukur ku ti hodhe shkrimin
Ma tutje pas teje për mua vlerë nuk ka

Baladat e tua me lot i dëgjoja
Ne ket mërgim të  të idhtë  si pelim
Por edhe shkrimet  me lot i lexoja
Duke të njohur larg i respektuari Agim

Nuk mundem ma tutje se dora sme degjon
Fjalë të pashtershme per ty me i vargu
I përjetshem kujtimi per tu gjithmonë
Prehu në paqë zoti të past bekue

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat