Motocross, humbet jetën Igor Cuharciuc

Diaspora

Motocross, humbet jetën Igor Cuharciuc

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:22
Igor Cuharciuc

Tragjedi në Motocross në garën e Loket, në Republikën Ceke. Piloti Moldav, Igor Cuharciuc, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve pas një aksidenti në kategorinë 85 kubik, në garën e pare për kampionatin Europian. Pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha dhe tranportimit në spital, 12 – vjecari humbi tragjikisht jetën.

Lajmi u dha nga Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit, që mori vendimin për të anuluar të gjitha garat që ishin programuar për këtë të Diel. Djaloshi Igor Cuharciuc konsiderohej nga pilotët e rinj më të talentuar në qarkullim. Nuk ishte rastësi që ai konkurronte për një nga pozicionet më të larta në kampionatin Europian. E gjithë bota e motorëve qan për djaloshin e mrekulli nga Moldavia, i cili iku para kohe nga kjo botë duke ndjekur ëndrrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat