Gjermania më së shumti kthen mbrapsht fluturuesit nga Shqipëria, më pas vijnë nigerianët dhe sirianët

Diaspora

Gjermania më së shumti kthen mbrapsht fluturuesit nga Shqipëria, më pas vijnë nigerianët dhe sirianët

Nga: Fitim Dika Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:44
Ilustrim

Nga kufijtë e jashtëm të Gjermanisë janë kthyer mbrapsht 6000 persona në gjashtëmujorin e parë të 2017 ose dyfish më pak krahasuar me të njëjtin interval në vitin e kaluar, shkruan „Neue Osnabrücker Zeitung“ nga burimet policore.  Kjo lidhet kryesisht me vendosjen e kontrolleve kufitare gjatë valës së refugjatëve ku u dëbuan 13.000 persona në 2016; ndërsa gjatë 2017 kontrolle kufitare ka vetëm në kufijtë jugorë të Gjermanisë.

3344 persona janë kthyer mbrapsht nga kufiri me Austrinë, përcjell botasot.info.

Aeroportet: Nga këto vënde vijnë shumica e të kthyerve mbprasht

Krahas kufirit me Austrinë kthimet mbrapa nga policia kufitare regjistrohen mjaft edhe nga aeroportet - 2340 persona janë kthyer mbrapsht gjatë gjashtëmujorit të parë 2017 nga aeroportet gjermane. Në vendin e parë këtu bëjnë pjesë fluturuesit nga Shqipëria (553), ndjekur nga Nigeria (507) dhe Siria (418)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat