Shqiptari kapet me 500 mijë euro kokainë e heroinë

Diaspora

Shqiptari kapet me 500 mijë euro kokainë e heroinë

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 17:45
Gjesendet e sekustruara

Një shtetas shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

52-vjeçari, i cili është i njohur për organet e policisë italiane, do të kishte fituar të paktën 500 mijë euro nëse shitej në treg me pakicë droga e zbuluar një ditë më parë në Olbia të Italisë.

Sipas mediave italiane, karabinierët ngritën dyshimet pasi shqiptari ishte duke u kthyer nga një udhëtim në gadishull nga Korsika. Më pas kjo u pasua nga një kërkim i kujdesshëm i makinës, duke sekuestruar 1.5 kilogramë heroinë, e ndarë në tri pako.

Ndërsa në shtëpinë e shqiptarit Ramaza Malo iu sekuestruar edhe 1.2 kilogramë kokainë. Gjithashtu policia ka njoftuar se shqiptari është arrestuar dhe është transferuar në burgun e Sassarit në Bancali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat