Gjakovari që prek majët e mënaxhimit në sipërmarrjet gjigante botërore

Diaspora

Gjakovari që prek majët e mënaxhimit në sipërmarrjet gjigante botërore

Nga: Zef Prenka Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 21:50
Frrok Ndrecë Prenka

Shqiptarët janë dergjur në mërgim dhe jo vetëm larg vëndlindjes së tyre të dashur, por, kanë lënë shoqërinë, shkollimin në gjuhën e nënës, profesionet e tyre dhe të dashurit e zemres.

Çdo fillim në mërgim ka sfidat e veta.Shumë shqiptarë janë detyruar të punojnë në profesione të ndryeshme, për të siguruar ekzistencën e tyre dhe familjeve të tyre. Shumë prej tyre, asnjëherë nuk iu kthyen profesionit të mësuar.

Mirëpo, të rinjët tanë në mërgim ( sidomos në decenjën e fundit) i thyen barierat e arsimimit.Ata nuk u pajtuan të mbetën në stazën e mërgimtarit punëtor krahu dhe aty- këtu ndonjë profesion të në ndërtimtari.Të rinjët tanë kanë kryer shkollimin më superior edhe në vëndbanimin(vëndlindjen) e dytë,duke i marrë edhe përgjegjësitë nga më të rëndësishme nëpër firma me prestigjioze.

Image

Kësaj radhe ua prezantoj z.Frrok Ndrecë Prenka, një të ri që, për arsye bashkimi familjar detyrohej të ndërpriste shkollën fillore nga kl.7- të, për të vazhduar në Zvicërr në Kanton Luzern.Frroku edhe në vëndlindjen e tij ( Rezinë) në Gjakovë ishtë nxënës i shkelqyeshëm, me një edukatë të rrallë dhe sjellje që e dallonte nga moshatarët e tij. Ai edhe në Luzern vazhdoi me përkushtim shkollimin edhe pse me kushte jo aq optimale, sepse ishte i detyruar edhe si nxënës të punonte, qe ta ndihmonte babain e tij i cili pati një lëndim në vëndpunim dhe një kohë të gjatë nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për ekzistencë.Frroku megjithatë nuk u ndal së shkolluari.Paralelisht shkollohej dhe punonte në firmën me autoritet botëror Schindler Holding AG.

Tek "Schindler" Frroku dallohej për kulturen e punes dhe nga përkushtimi që tregonte arriti që, të ndërhynte në përmirësimin e aparatures teknologjike.Më saktësisht zbuloj mënyrën më të përsosur, se si të zvoglohen shpenzimet në material, në kohë dhe kualitet.Aty ndërtohen Ashensorët më bashkohorë dhe mbrenda ditës thuhet që, nëpër botë lëvizin mbi 1 Miliard njerëz me "Schindler Aufzug AG".

Përveq këtij zbulimi që Frroku i ofroj kesaj firme, ai zgjidhet edhe pjesë e delegacionit kontraktues që disa herë kishte udhëtuar në Kinë etj.
Pastaj, ka udhëhequr për tri vite projektin e ndërtimit të fabrikês  Shindler në Sllovaki.Atje Frroku dallohet për menaxhim të sukseshëm dhe përfundimin me sukses të projektit gjigant, duke filluar nga themelet  e fabrikës, paisjen me teknologji moderne dhe deri tek prodhimi  final i Ashensorëve.

Pas përfundimit të këtij projekti, Frroku kthehet në Ebikon (Lu) ku, Schindler ka filialën kryesore dhe pa vonesë emrohet Shef i Ebi Works  Schindler AG,për tërë Zvicêrr dhe sigurisht me bashkëpunim të ngushtë me të gjitha njësitë anë e kënd botës.

Ne e vizituam Frrokun në vëndin e punës dhe atë që pamë, vërtetë ishte një e arritur e pa krahasueshme.

Si gjithnjë i qetë, i buzqeshur,  modest dhe plot rrespekt na udhëhoqi nëpër fabrikë duke na treguar proçesin e punës dhe të arriturat në stadin shkencor teknologjisë më bashkohore. Kjo firmë konkuron për vendin e parë në botë, gjë që, sipss statistikave ëdhtë dhumë afër qëllimit.

Ishte një ndjenjë krenarie të shohesh dhe të bindesh me të arriturat e një djaloshi Gjakovar mu në zemër të Europës respektivisht në Luzernin e mbi 2 milion turistëve vjetor dhe asaj konkurence të pa kompromistë.
Nga të tillët duhet marrim mësim...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat