Është identifikuar shqiptari i vrarë dje në qytetin e Paiçençës.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin shqiptar Ervin Tola, i cili është vrarë nga italiani 26-vjeçar Gianluca Mazzarelli.
Vrasja ndodhi për motive të dobëta në natën e 29 dhjetorit në një lokal të qytetit të Paiçençës.
Mediat italiane raportojnë 26-vjeçari është vetëdorëzuar në polici duke pranuar autorësinë e krimit.
Italiani ka goditur vetëm një herë me thikë në gjoks shqiptarin Ervin Tola, duke e lënë në vdekur në vend.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur, dhe mandej është vetëdorzuar në polici.
Shqiptari ishte i martuar dhe punonte si kamariar. Ditët e ardhshme pritet të zbardhen rrethanat e krimit të rëndë.