Shqiptarët sulmuan me acid avokaten, krimi i tyre bëhet film - Bota Sot
Shqiptarët sulmuan me acid avokaten, krimi i tyre bëhet film

Diaspora

Shqiptarët sulmuan me acid avokaten, krimi i tyre bëhet film

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:49
Lucia Annibali

Media franceze “TF1”, pritet të thyej traditën  sot pasi do të transmetojë një filmin të ri italian. Programuar në nëntor 2016 në kanalin publik “RAI Uno”, me titullin “Vrasësi i dashurisë”, kishte tërhequr 4.72 milionë shikues, ose 17.5% të tregut.

Kjo është historia e vërtetë e avokates Lucia Annibali, fytyra e së cilës u shpërfytyrua nga një substancë acide pas një sulmi që i bënë pranë shtëpisë së saj. Ky sulm, i orkestruar nga ish i dashuri i saj në atë kohë, shkon edhe më tej, sepse ajo do të duhet të mbledhë prova për të provuar pafajësinë e saj. I dashuri i saj kishte punësuar punësuar dy shqiptarë dhe më në fund u dënua me 14 vjet burg.

“Lucia është heroinë,” thotë Cristiana Capotondi, e cila mishëroi gruan e re. “Ajo ishte në gjendje që dhimbjen ta kalonte me vendosmëri, derisa ka rifituar buzëqeshjen e saj. Interpretimi i këtij roli ishte një përvojë e jashtëzakonshme nga pikëpamja ekzistenciale dhe profesionale. Shpresoj se shumë njerëz do ta shikojnë këtë film… Ata shpesh ndjekin modelet femërore  arkaike”.

Nga ana tjetër, për Alessandro Averone, i cili kishte për të interpretuar rolin e ish të dashurit të Lucas, përvoja ishte edhe më e dhimbshme. “Një rol mosmirënjohës”, thotë komediani italian në shtyp, “nuk ishte fare i këndshëm për t’u interpretuar. Në historinë e letërsisë dhe të teatrit ekzistojnë skena të tjera që ushtrojnë një hijeshi të caktuar. Unë vazhdova të veproj në prag të dykuptimësisë, duke u përpjekur ta bëj të qartë se e keqja mund të vijë nga një person me një fytyrë të pastër”.

Në vitin 2016, drejtësia italiane konfirmoi dënimin me 20 vjet burg për dy shqiptarët që sulmuan avokaten. I dashuri i saj ishte përpjekur të bënte vetëvrasje në qelinë e tij në vitin 2012. Lucia pothuajse e humbi shikimin dhe duhej t;i nënshtrohej jo më pak se 70-operacionesh. Ajo u prit gjithashtu nga Papa Françesku në 2015.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...