Tragjedia në Itali/ Sekondat që rezultuan fatale për djemtë shqiptarë, telefonata para shembjes së urës - Bota Sot
Tragjedia në Itali/ Sekondat që rezultuan fatale për djemtë shqiptarë, telefonata para shembjes së urës

Diaspora

Tragjedia në Itali/ Sekondat që rezultuan fatale për djemtë shqiptarë, telefonata para shembjes së urës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 00:30
Admir Bokrina 28 vjeç, i njohur edhe si Edi e Marius Djerri, 22 vjeç, të dy shqiptarë me banim në Itali, janë mes viktimave të shembjes së urës “Morandi”

Dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht nga rrëzimi i urës në Xhenova të Italisë ishin duke udhëtuar me makinën e punës në momentin e ngjarjes. Pak para se të humbnin jetën, dy të rinjtë telefonuan për të lajmëruar se do të vonoheshin për shkak të trafikut.

Admir Bokrina 28 vjeç, i njohur edhe si Edi e Marius Djerri, 22 vjeç, të dy shqiptarë me banim në Itali, janë mes viktimave të shembjes së urës “Morandi”.

Të afërm e miq të tyre ishin mbledhur para morgut të spitalit “San Martino”, raportojnë mediat italiane.“Punojnë për një kompani pastrimi dhe ishin drejtuar për në Rapallo. Pak minuta para tragjedisë kanë telefonuar për të lajmëruar për vonesën. Një vonesë për shkak të trafikut që rezultoi fatale”, tha një i afërm i një prej viktimave.

Mariusi ka jetuar në Itali që nga mosha 3-vjeçare. Ai ishte i apasionuar i futbollit, tifoz i Milanit dhe luajte si sulmues te Cornigean Fields. “Kalonte nga ajo urë çdo ditë dhe tashmë dikush duhet të përgjigjet për këtë tragjedia”, shton i afërmi i Mariusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...