Kishin mbuluar me një copë të hollë plot gjysmë toni marijuanë dhe tentonin të futeshin në Itali përmes kanalit të Otranto-s.
Por plani i dy trafikantëve shqiptarë me inicialet G.D 46 vjeç dhe S.V 38 vjeç, që të dy nga Vlora, u prish nga një operacion i Guardia di Finanza-s së Barit dhe Policisë Shqiptare.
Manovrat e dyshimta të trafikantëve shqiptarë ranë në radarët e rojës bregdetare italiane që nisën menjëherë ndjekjen e gomones rreth 7 metra të gjatë.
Dy skafistët shqiptarë shtuan shpejtësinë, por në ujërat e Brindisit falë edhe ndjekjes nga ajri të forcave të mbrojtjes kufitare Frontex, u bllokuan.
Në bordin e mjetit lundrues u gjetën 535 kg marijuanë të futur në 26 pako.
Vlera në treg e drogës së sekuestruar përllogaritet rreth 5 milionë Euro.
Hetimet për këtë rast po vijojnë në Itali e Shqipëri. Autoritetet italiane janë në kërkim të pritësve të drogës, ndërsa në Shqipëri po kërkohen organizatorët e trafikut dhe bashkëpunëtorët e skafistëve.