John McCain, heroi i luftës dhe senatori "i pamëshirshëm", miku i madh i shqiptarëve ka vdekur në moshën 81 vjeç - Bota Sot
John McCain, heroi i luftës dhe senatori "i pamëshirshëm", miku i madh i shqiptarëve ka vdekur në moshën 81 vjeç

Diaspora

John McCain, heroi i luftës dhe senatori "i pamëshirshëm", miku i madh i shqiptarëve ka vdekur në moshën 81 vjeç

Nga: Beqir SINA – New York Më: 26 gusht 2018 Në ora: 07:09
Nëna Tereza

WAHINGTON D. C: John McCain, heroi i luftës i cili kishte një karrierë të gjatë si një senator republikan nga Arizona, i ashtuquajturi Senatori "maverick ", ka vdekur, këtë e konfirmoi e para zyra e tij e Senatit të shtunën. Ai ishte 81 vjeç.

Në një deklaratë, zyra e Senatit tha se ai vdiq në orën 4:28 të pasdrekës, më 25 gusht, i rrethuar nga gruaja e tij Cindy dhe anëtarët e tjer të familjes së tij.

Zyra e senatit tha se McCain u diagnostikua me glioblastomë, një formë agresive e kancerit të trurit, në korrik 2017. Më 24 gusht, familja e McCainit, tha se "me forcën e tij të zakonshme të vullnetit", ai kishte zgjedhur të ndërpresë trajtimin. Megjithëse McCain kishte "tejkaluar pritjet për mbijetesën e tij, ... përparimi i sëmundjes dhe i pashmangshëm për shkak edhe të moshës “japin vendimin e tyre", thuhet në deklaratë.

“Me zemër të thyer rëndë po vajtojmë për humbjen e një heroi dhe miku e madh amerikan për popullin shqiptar, senatorin John McCain. I jemi përgjithmonë mirënjohës për ndihmën e tij në qëndrimin për të drejtat e njeriut anembanë botës si anëtare e Senatit të Shteteve të Bashkuara, dhe ndihmën e madhe që u dha shqiptarve. Faleminderit për jetën tuaj në shërbimin sublim për këtë vend, Senator McCain!” kanë shkruar në mesazhin e tyre në rrjetin social Facebook, dy miqt e mëdhenjë të tij, Xhozef DioGuardi dhe Shirli Kloyes DioGuardi.

Nëna Tereza dhe DioGuardi, janë ata që e bënë John McCain, një mik të madh të shqiptarëve

Madje lidhja e tij, vjen e ngjizur pas dy emrave më të dashur, të respektuar dhe të njohur të Shqiptarëve, Shejtereshës Tereza, ose si e thërrasin përsëri shqiptarët Nëna Terese, dhe ish kongresistit republikan nga Nju Jorku, Xhozef DioGuardi, shqiptari i Arbërisë Presidenti i LQSHA, së bashku me gruan e tij Shirli Klojes – DioGuardi.

John McCain, ka qenë pretendent për President i SHBA, si kandidati më me përvojë, Senatori që udhëheq për disa ligjstatura Komusionin e Senatit për çështjet ushtarake, dhe një nga më kompetentët në politikën e jashtme.

Nëse politika e jashtme është pikë kryesore e fortë John McCain, atëherë ai është edhe me shumë ndikim në çështjet e sigurisë dhe ushtrisë në SHBA.

Cindy McCain, gruaja e tij që nga viti 1980, njihet si një filantropiste dhe bamirësia, një grua e lidhur me Kosovën, vuajtjet e popullit shqiptar, gjatë luftës për liri.

Ajo ka vizituar Kosovën, duke u përcjellur mesazhin e paqes dhe lirisë në Kosovë, dhe ulur sadopak dhimbjen e shkaktuar me ndihmën që Cindy MCcain iu ofrojë organizatave dhe shoqatave të bamirsisë Nëna Tereze në Kosovë.

Dërgimi i gruas e tij në Kosovë, 10 vjet më parë ishte një konfirmim se Senatori John McCain dëshironte të sigurojë Kosovën, se SHBA, do vazhdonin mbështetjen e madhe të nisur qysh nga George H. Bush, Bill Clinton dhe George W, Bush.

McCain: “Nënë Tereza na luti për adoptimin e dy vajzave, njëra prej tyre është vajza ime”

 

Në vitin 1991, Cindy McCain, mori në “krahët” e saj, një vajzë të braktisur, tre-mujore që kishte nevojë për trajtim mjekësor në SH.B.A., nga një jetimore Bangladeshi “dhuart” nga Nënë Tereza, e cila 26 vjet më parë, i kërkojë çiftit McCain, të merrnin njërën prej dy vajzave atë të ciliën çifti amerikan e quajti Bridget .Vajza u bë fëmija e katërt i çiftit John Cindy McCain, një vajzë e zezë, e zgjuar dhe e mahnitshme dhe e dashur.

Senatori amerikan John McCain, jo pa qëllim në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka rrëfyer faktin se Nënë Tereza, para 26 vjetësh, e kishte lutur atë dhe gruan e tij, që t’i adoptonin dy vajza nga Bangladeshi, për të treguar se ai është një mik i madh i shqiptarëve.

McCain, ka treguar se ai dhe gruaja e tij i kishin marrë dy foshnjat dhe njëra prej tyre është vajza e tyre, Bridgett.

“Para 26 vjetësh, gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe e vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnja dhe na tha që t’i merrnim ose do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift e adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë, Bridgett, të cilën e duam shumë. Dua ta falënderoj Nënën Terezën që na bëri jetën tonë më të bukur”, ka thënë McCain.

Kurse, kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-Kongresisti, Joseph DioGuardi, i cili mbetet një nga figurat e respektuara dhe me ndikim tek Republikanët, dhe me një lidhje shumë të afërt edhe senator e kongresmen nga partia Demokrate, është një mik i madh dhe vjetër me Senatorin Republikan të Arizonës John MCcain.

Xhozef DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirli Klojes e cila është Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, kan raporte të mira bashkëpunimi dhe miqësore edhe me antarët të cilët shërbejnë në Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri në krye të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë edhe presidentin e nën/presidentin në çdo presidencë.

Përveç këtyre lidhjeve të tyre me anëtarë të Administratës, ata kan lidhje të forta edhe disa anëtar të tjerë të kongresit e senatit.

Mes atyre që kanë fituar një simpati dhe janë emra të dashur e të njohur për shqiptarët, është edhe senatori John McCain, i cili ka vdekur në moshën 81 vjeç, sot pasdite e shtunë 25 gusht.

Senatori McCain – ka qenë një nga anëtarët më aktivë të Senatit amerikan në mbrojtje të Shqipërisë dhe çështjes shqiptare.

LQSHA ka qenë ajo që e ka mbështetur çdo fushatë për Senatorin dhe ish kandidatin republikan për President John McCain, mbasi DioGuardi, ka pasur gjithmonë besim së bashku me gruan e tij Shirli Klojes DioGuardi, se “John McCain, në se do të ishte President, do të bënte edhe më shumë për Kosovën e çështjen shqiptare, se sa po bën si Senator,” .

Ndërkohë, që fushata për Shtepinë e Bardhë, po vazhdonte me pjesën e parë, e cila në atë kohë 9 vjet më parë ishte përqëndruar tek “lufta” e kadidatëve brenda partisë, dallohej edhe pjesmarrja e shqiptaro amerikanëve.

Derisa në krye sipas shteteve ishin Hillary Rodhman Clinton për partinë demokrate, dhe John McCain për repubikanët, shqiptaro amerikanët, lobi shqiptar në Amerikë, grupe me interesa të caktuara shqiptarësh po përpiqeshin të tërheqin vëmendjen e kandidatëve për president, duke u bërë në shumë raste edhe ata pjesmarrës në veprimtarit e tyre për të grumbulluar (para)fonde për fushatën zgjedhore të kandidatëve që ata kishin zgjedhur.

Një takim i cili përforconte lidhjet e mira me Senatorin John MCcain, ishte edhe ai Nju Jork,në Qershor 2008, në St. Regis Hotel & Resorts, ku u zhvillua një darkë, për të mbështetur fushatën e ish- kandidatit republikan, senatorit të Arizonës John McCain.

Në atë darkë do të merrnin pjesë një numër politikanësh të njohur amerikanë si ish senatori i Nju Jorkut, Alfons DaMato dhe ish senatori Phill Graham.

Në takimin e quajtur mbledhje parash(fundraising), mori pjesë edhe Presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Xhoe DioGuardi (Joe DioGuardi), bashkëshortja e tij Shirli Klojes(Sherly Cloyes) Këshilltare për Çështjet Ballkanike, me një grup shqiptaro-amerikanë, antar këta nga bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

John MCcain qysh në fillim të fjalës së tij 9 vjet më parë në takimin me shqiptarët u shpreh se: “Ndjehem mjaft i nderuar dhe i befasur me të vërtetë, nga përkrahja që shqiptaro-amerikanët më japin mua, për zgjedhjet presidenciale në pjesën e parë, në New Hampshire, Ohaio, Iova dhe North Carolina”, citohet të ketë thënë kandidati republikan, senatori i Arizonës John McCain.

Ndërsa, DioGuardi, i cil po udhëheq për më shumë se 25 vjet Ligën Qyetare, lobin e parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, organozoi si gjithmonë një fushat fondmbledhëse për McCain, duke thënë se:’ Ne do t’a ndihmojmë të bëhet presidenti i Shteteve te Bashkuara, atë si një mik i shqiptarëve dhe një ndër senatorët më aktivë të Senatit amerikan, për çështjet e shqiptareve”.

Duke shtuar se ndjente një kënaqësi të madhe nga që në disa shtete ka parë grupe shqiptarësh në fushatë, ai kujtoi kërkesën e fuqishme në Senat, të McCain për t’i dhënë armë UÇK-së, dhe se ai e mbështeti presidentin Klinton, për të ndërhyrë në mbrojtje të shqiptareve në vitin 1999, megjithse ai ishte republikan.

Duke ndjekur nga afër atë fushat, në Qershor 2008, në St. Regis Hotel & Resorts, në Nju Jork, ku u zhvillua një darkë, për të mbështetur fushatën e ish- kandidatit republikan, senatorit të Arizonës John McCainedhe folëm me DioGuardin.

Pyetjes sonë se përse Liga Qyetare, kishte zgjedhur pikërishtë John McCain?,

DioGuardi i përgjigjej gazetë Bota sot :”Kjo, është një drejtë e jona, që të mbështësim ose përkrahim një kandidat, i cili mendojmë se ai është i afërt me ne, dhe ne, e shohim si një zë të fuqishëm të mbrojtjes dhe përkrahjes së çështjes shqiptare në SHBA-së. I tillë është dhe senatori i republikan i Arizonës, John McCain, kandidati për presidenti i ardhëshëm i SHBA-së, dhe veterani e heroi i luftës së Vietnamit. Ne jemi të lumtur, që sot me ne janë bashkuar, edhe shumë shqiptarë të tjerë, dhe po japin kontributin e tyre në këtë fushat fondmbledhëse. Me McCain, ne kemi filluar lidhjet tona, prej vitit 1998, kur shqiptarët e Kosovës nën rregjimin e Millosheviqit, po u kanosej rreziku i çfarrosjes dhe era e luftës po afronte. McCain, na mbështeti në dekleratat e tij, dhe e ngriti zërin në senat duke thënë se ” E vetmja ndihmë që mund t’ju japim shqiptarëve është – të armatosim UÇK-ën”.

Mirpo, cilat janë arsyet?

 

DioGuardi, ka thënë : “Pra, duke iu përgjigjur pyetjes suaj – ka shumë arsye argumente, të cilat tregojnë se përse ne jemi vënë me të gjitha forcat tona financiare, dhe jemi duke e mbështetur në fushat fondmbledhëse kandidatin republikan John McCain. Ne jemi shqiptaro amerikan që kemi shumë gjëra të përbashkëta me këtë vend ku jetojmë – SHBA-së, dhe dëshirojmë që ky vend të ketë një lider që t’a bëjë këtë vend sa më fort. Dhe në këtë mes ne kemi zgjedhur atë, i cili i ka shërbyer këtij vendi duke sakrifikuar edhe jetën. Pasi ai është POW(i brugosuri i luftës), njeri qe ka humbur edhe gjymtyrët gjatë vuajtjes se denimit ne burg, nga torturat e rregjimit komunistë në Vitenam. Ai është nga ata amerikan që vuri në provë edhe jetën e tij, kundra ideologjisë komuniste.

Pra , e para – Ai është hero , e dyta – njeri me një eksperiencë të madhe për sigurinë kombëtare, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Senat, e treta – është njeriu me karakter të fort, dhe e katerta – është njeriu që ka më shumë shanca të bëhet president, pasi në kohën që po flasim bashkë ai kryeson në votimet partiake deri tani.

Dhe, e pesta që është më e rëndësishmja është se presidenti i ardhëshëm, të jet edhe presidenti që do të forcojë edhe më shumë lidhjet me shtetin më të ri , Kosovën e pavarur e sovarane, me një miqësi të përherëshme me SHBA-së, si ka thën edhe Presidenti i Kosovës Rugova.

Lidhur me ndarjen e shqiptarëve në fushatat presidenciale, DioGuardi, ka qenë dakord , se ajo është në mesine shqiptarëve, por thotë se: “Shqiptarët e Amerikës do ta mbështesin gjithmonë gjatë çdo fushate, ashtu si dhe forcat e tjera shqiptare, që kanë zgjedhur edhe ata lidere tyre që besojnë se do të bëhet president, qoftë ky edhe si senatori i parë që fillojë të mbështeste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës John MCcain.

Dhe, ai që ka mbështet dhe do të njohi pavarësinë e plotë të Kosovës. McCain ka dekaluar para dy vjetëve në Bruksel, se :”Pavarësia e Kosovës, është e vetmja përgjigje, që mund të jepet për zgjidhjen e atij problemi” Ne po mbështesim një njeri tek i cili ne besojmë, tek ai që thotë të vërtetën.John McCain , ka vlersuar ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë atij në Nju Hampshir, Ajova, dhe ne Karolinën e Veriut. Ai është befasur që ka parë kaq shumë shqiptarë të cilët po e mbështesin fushatën e tij.” thote Dioguardi.

Bota sot pyeti se “ Kush është çelsi i mbështetjes ?

 

DiouGradi, përgjigjet se: “Çelsi është Kosova Pavarësia e Kosovës, dhe të drejtat e shqiptarëve, është forcimi i shtetit të ri të Kosovës, gjetja e miqve të vërtet, të fuqive të mëdha me të cilat Kosova do të vendos pas njohjes së pavarësisë lidhjet si shtet. Forcimi ekonomik i saj – dhe ndihma ekonomike, që duhet sigurua të bëhet shteti. Dhe kërkesa e LQSHA, si lobi i parë dhe më i madhi dhe më i fuqishmi në Amerikë, është si tek John McCain dhe tek kongesmenët, senatorët dhe anëtarët e qeverisë amerikane, se “Të bëhet Bondestili një nga bazat e njohuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përherëshme në Kosovës – të bëhet edhe tre herë më e madhe”, të bëhet një nga pikat ushtarake amerikane nga më të mëdhat në Europë. Do të kërkojmë ngritjen ekonomike të Kosovës, duke ndjekur një strategji të till që ushtarët të cilët do të largohen nga Iraku, Korea e Jugut, Gjermania të dërgohen në Kosovë, në bazën amerikane”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...