Para gjykatës 29-vjeçari shqiptar në Australi, akuzohet për vrasje dhe… - Bota Sot
Para gjykatës 29-vjeçari shqiptar në Australi, akuzohet për vrasje dhe…

Diaspora

Para gjykatës 29-vjeçari shqiptar në Australi, akuzohet për vrasje dhe…

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:14
Ilustrim

Një shqiptar ka dalë para një gjykate australiane pasi akuzohet për vrasjen e 28-vjeçarit Andrew Toumayan, ngjarje e ndodhur në lindje të Melbourne-it, rreth 5 muaj më parë.

29-vjeçari Albert Biba, sipas mediave atje, u shfaq para Gjykatës Magjistrale të Melbourne mbrëmjen e së shtunës. Sipas dokumenteve policore, Biba e vrau Toumayan në Tingwood më 17 Prill.

Në gjykatë u tha se Biba kishte nevojë për një përkthyes shqiptar për seancat e ardhshme gjyqësore pasi anglishtja e tij nuk ishte e mirë.

Avokati mbrojtës i caktuar nga autoritetet atje i tha gjykatës se Biba nuk kishte qenë i arrestuar më parë.

Policia e shtetit të Victoria tha se Toumayan u gjet i vrarë më armë zjarri në oborrin e një shtëpie në Ringwood.

I veshur me të zeza dhe më një tatuazh të madh në qafë, Biba u shfaq me kokën e ulur para gjykatës teksa trupa gjykuese vendosi ta lerë në paraburgim.

29-vjeçari përballet gjithashtu me akuzat e kultivimit të kanabisit. Këto akuza erdhën pas disa operacioneve policore në Bringhton, Bringhton East, Bentleight, Vermont dhe Balwyun North. Operacionit ishin pjesë e një hetimi të shtrirë në kohë, mbi kultivimin e kanabisit.

Biba do të dalë sërish para gjykatës më 5 Shtator, ndërsa mediat australiane nuk japin më shumë detaje rreth këtij krimi, apo shkaqet që e çuan shqiptarin në vrasje.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...