Nuk ndalet trafiku, kapen 550 kg kanabis shqiptar në Itali

Diaspora

Nuk ndalet trafiku, kapen 550 kg kanabis shqiptar në Itali

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 12:30
Guardia Di Financa ka bllokuar një motoskaf dhe ka vënë në pranga dy skafistët, njëri shqiptar e tjetri italian.

Droga shqiptare vazhdon të mos ndalet duke u trafikuar përtej Adriatikut.

Mëngjesin e sotëm policia italiane në Brindizi ka kapur një sasi prej 550 kilogramësh kanabis sativa të marrë në Shqipëri dhe të trafikuar në Itali.

Guardia Di Financa ka bllokuar një motoskaf dhe ka vënë në pranga dy skafistët, njëri shqiptar e tjetri italian.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantët, nje shtetas italian me iniciale W. F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg kanabis sativa që ishte ndarë në 67 pako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat