Policia italiane kap shqiptarin, hajdut ‘me master’ - Bota Sot
Policia italiane kap shqiptarin, hajdut ‘me master’

Diaspora

Policia italiane kap shqiptarin, hajdut ‘me master’

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 26 vjeç, i cili ishte deportuar për në Shqipëri në vitin 2016, por që kishte rihyrë sërish në mënyrë të paligjshme. Ai dyshohet si autori i disa vjedhjeve të ndryshme në Lombardi.

Siç raportojnë mediat italiane, i riu shqiptari u ndalua gjatë një postblloku të policisë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti 4 mijë euro dhe shumë objekte me vlerë si, ora, piktura të vjetra, argjend dhe byzylykë ari. Disa prej objekteve të gjetura rezultonin se ishin vjedhur nga një apartament në provincën e Bergamos.

Por ajo që habiti mediat italiane ishte fakti se shqiptari pavarësisht se kishte hyrë i paligjshëm në Itali frekuentonte palestrën, universitetin dhe klubet sociale. Ai gjithashtu mburrej me Masterin dhe specializimin që kishte bërë në universitetin Bocconi të Milanos për politika ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...